Ambasada e Francës dhe UP organizojnë Erasmus Days 2018
Prishtinë, 12 tetor - Ambasada e Francës dhe Universiteti i Prishtinës po organizojnë një ngjarje të përbashkët për Erasmus Days 2018.
Universiteti i Prishtinës ka vendosur këtë vit për të theksuar bashkëpunimin me Francën.
Fakultetet e filozofisë, ekonomisë dhe juridik do të paraqesin bashkëpunimin e tyre me tri universitete franceze.
Gjithashtu profesori nga franca Damien Bazin nga Universiteti i Nicit, Francë, do të mbajë një fjalim.
Një program për studimet në Francë dhe një kuiz i organizuar nga Aleanca Française e Prishtinës janë gjithashtu në program.
Hapja do të jetë sot në amfiteatrin e madh të Fakultetit të Ekonomisë, ku do të marrin pjesë përfaqësues të Ambasadës së Francës, zyra e Bashkimit Evropian dhe nënkryetari për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Universitetit të Prishtinës.