Aktivistë të Lëvizjes Studim, Kritikë, Veprim bllokojnë rektoratin
Prishtinë, 28 maj - Aktivistë të Lëvizjes Studim, Kritikë, Veprim, mëngjesin e sotëm kanë bllokuar hyrjen e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës pasi atyre ditë më parë iu mohua hyrja në objekt për të marrë pjesë në shortin për zgjedhjet studentore të 6 qershorit.
Studentët janë ulur pranë hyrjes së rektoratit dhe mbajnë në duar pankartat, si: Shpallemi studentë, Bashkëpunim mbarëkombëtar, Edukimi, e drejtë universale, UP = Universitet Publik, jo privat dhe thirrje të tjera.
Policia sipas tyre u ka jep ultimatum studentëve deri në ora 11:30 që të largohen nga dyert e Rektorait, ky ultimatum është i paligjshëm sepse bie ndesh me ligjin për arsim të lartë, përkatsisht nenin 13 pikën 4 që thotë: Mjediset e bartësve të licencuar të arsimit të lartë gëzojnë paprekshmërinë nga organet erendit publik, përveç rasteve të përcaktuara ndryshe me ligje të veçanta.
Ky ultimatum sipas kësaj lëvizje është politik, sepse i kundërve studentëve shërbimin disiplinorë që ta kontrolloj hapsirën publike që i takon studentëve