Aktakuzë kundër drejtuesve të Agjencisë së Akreditimit
Prishtinë, 9 shtator - Prokuroria Speciale e Kosovës po e akuzon kryetaren e Këshillit Kombëtar të Cilësisë në Agjencinë Kosovare të Akreditimit (AKA), Ferdije Zhushi-Etemi, dhe ish-drejtorin e kësaj agjencie, Basri Muja, për marrje ryshfeti nga pronarë kolegjesh dhe shpërdorim të pozitës zyrtare.
Aktakuza që ka disa pika kundër tyre është ngritur javën e kaluar nga prokurori special, Suad Kuraja, ka mësuar Koha Ditore. I akuzuar është edhe Armend Muja, djali i axhës i Basri Mujës dhe një person tjetër.
Aktakuza kundër tyre ka të bëjë me dyshime për korrupsion gjatë procesit të akreditimit të dy kolegjeve private.
Ngritjen e aktakuzës e ka konfirmuar për Kohën Ditore avokati i Basri Mujës, Mahmut Halimi.