23 Dhjetor 2024

AKSP dhe UP nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Prishtinë, 29 tetor - Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri nënshkruan Marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të funksionalizimit të arsimit të lartë në këtë qendër.

Nënshkrimi i marrëveshjes u bë sot nga rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Ibrahim Gashi dhe nga drejtori i përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi.

Përmes kësaj marrëveshjeje, Universiteti i Prishtinës do ta ndihmojë funksionalizimin e arsimit të lartë në AKSP, sidomos në angazhimin e personelit akademik të Universitetit të Prishtinës për ligjërimin e lëndëve të njëjta me lëndët e njësive akademike të UP-së.

UP-ja dhe AKSP-ja do të angazhohen për bashkëpunim të ndërsjellë në ngritjen e cilësisë dhe të kapaciteteve profesionale, për shkëmbimin e përvojave dhe të njohurive në fushën e arsimit të lartë, hulumtimit dhe zhvillimit në të gjithë lëmenjtë akademikë dhe shkencorë, për zhvillimin e projekteve të përbashkëta të hulumtimeve dhe të kërkimeve shkencore, për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe shkencore, siç janë: seminaret, simpoziumet, konferencat, shkëmbimi i botimeve dhe materialeve të tjera të interesave të përbashkëta.

Me këtë rast rektori Gashi theksoi se me kënaqësi ka pranuar bashkëpunimin  me Akademinë në ngritjen e nivelit të arsimimit të lartë për agjencionet e sigurisë publike duke pas parasysh të arriturat e këtij institucioni dhe vizionin e sajë për të ardhmen.

“Hapja e Fakultetit të sigurisë në Akademi është mjaftë më rëndësi edhe për vet shtetin e Republikës së Kosovës sepse siguria është komponentë kyçe e një shteti demokratikë”, tha rektori Gashi.

Ndërkaq drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi falënderoi rektorin Gashi për gatishmërinë për bashkëpunim duke theksuar se nënshkrimi i kësaj marrëveshje me Universitetin e Prishtinës është i një rëndësie të veçantë sepse siç tha ai do të ndihmoi në funksionalizimin e arsimit të lartë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, sidomos në angazhimin e personelit akademik të Universiteti të Prishtinës në ligjërimin e lëndëve të njëjta me lëndët e njësive akademike të UP-së si dhe sipas nevojës  në përzgjedhjen e personelit akademik të AKSP-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)