Akreditohen programet e Fakultetit të Edukimit
Prishtinë, 27 prill - Pas ngitjes së shqetësimit nga Unioni i Studentëve Pro Europian, për programet e pa akredituara në Fakultetin e Edukimit, ku rreth 1200 studentë ishin pjesë e atyre programeve, të cilët eventualisht mundë të mbeteshin pa diplomë pas përfundimit të studimeve, ministri i arsimit, shkencës dhe teknologjisë në konsultim me Agjensinë e Akreditimit merr vendim për akreditimin e tyre.
Unioni i Studentëve Pro Europian, vlerëson rezultatin e arritur me këtë vendim, ndërkaq bënë apel organeve kompetente që lëshime të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.
USPE do të jetë pranë studentëve, dhe do të ngrisë shqetësimet e tyre sa herë që është nevoja.
Të bashkangjitur gjeni vendimin e Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.