Akreditohen ofruesit e kurseve të gjuhës angleze
Prishtinë, 30 maj - Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve sapo ka përfunduar procesin e parë të akreditimit të ofruesve të kurseve të gjuhës angleze.
Këshilli Drejtues i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve me datë 24 Maj 2013 nxori vendimet për akreditim të ofruesve të kurseve të gjuhës angleze të cilat kanë qenë të përfshira në këtë proces.
Vendimet për akreditim, dhe afate për përmbushjen e kushteve u dhanë për këto institucione:
- Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit në Kosovë APPK, Prishtinë;
- Britannica ELT, Prishtinë;
- The Cambridge School, Prishtinë;
- English Centre, me dy degë, Prishtinë;
- London Eye, Prizren;
- New Age School, me dy degë, Prishtinë;
- Oxfrod Studio me 11 degë brenda Kosovës, 4 degë në Prishtinë, 2 degë në Gjilan, 2 degë në Prizren, 1 degë në Klinë, 1 degë në Istog dhe 1 degë në Gurrakoc;
- Qendra për Zhvillim dhe Trajnim PTK, Prishtinë;
- The Cambridge School Pejë;
- ZAS Trade, Prishtinë.
Sipas kërkesave të tregut të punës dhe me mbështetjen nga Këshilli Britanik ishte e nevojshme për të filluar procesin e akreditimit për kurseve të Gjuhës Angleze në mënyrë që të ngritët cilësia në këto institucione.
Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve në nëntor të viti 2012 ka shpallur ftesën për akreditim, ku të drejtë për aplikim në këtë proces kanë pasur të gjitha institucionet / ofruesit e kurseve të gjuhës angleze.
Në Janar të vitit 2013, Këshilli Drejtues i AKK miratoi listën e institucioneve të cilët kanë dorëzuar dokumentet e aplikimit të kërkuara sipas legjislacionit të AKK mbi procesin e akreditimit.
Pas miratimit të listës së institucioneve dhe pranimit të ekspertëve u krijuan panelet e ekspertëve të fushës përkatëse për vlerësimin e jashtëm të kurseve të gjuhës angleze.
Këto panele u përbënë nga tre ekspertë, një ekspert i jashtëm i siguruar nga Këshilli Britanik, një ekspert vendor dhe një ekspert nga AKK si koordinatorë të procesit.
Pas shqyrtimit dhe verifikimit të dokumentacioneve aplikuese, panelet realizuan vizitat në terren, ku gjatë këtyre vizitave panelet verifikuan të dhënat e paraqitura, bazuar në kriteret sipas legjislacioneve në fuqi dhe realizuan një mori takimesh të veçanta me menaxhmentin e institucioneve, mësimdhënësit /trajnerët dhe kandidatët/studentët.
Faza tjetër gjatë këtij procesi ishte përpilimi i draft raporteve vlerësuese të jashtme, sipas UA 01/2011 mbi Kriteret dhe procedurat për validimin dhe aprovimin e kualifikimeve kombëtare dhe akreditimin e institucioneve që ofrojnë kualifikime në Kosovë, bazuar në dëshmitë, faktet dhe të gjeturat gjatë verifikimit të dokumentacioneve dhe vizitave në teren.
Këto draft raporte pas marrjes së informatave kthyese nga institucionet me rekomandimet e ekspertëve u dërguan tek Këshilli Drejtues i AKK-së për nxjerrjen e vendimeve.
Tani Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, sipas legjislacionit në fuqi, benë publike vendimet e ofruesve të kurseve të gjuhës angleze, të cilat tani më hyjnë për herë të parë nën ombrellën e sigurimit të cilësisë dhe vlerësimit të jashtëm të cilësisë nga një institucion publik i Republikës së Kosovës.