Akreditohen dy drejtime të reja në Universitetin Ukshin Hoti në Prizren
Prizren, 6 korrik - Falë punës dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të Rektorit Vataj dhe ekipit të tij, sot Agjencioni i Akreditimit ka vendosur për akreditimin e dy programeve të reja në Universitetin Ukshin Hoti në Prizren.
AKA ka vendosur të akreditoj drejtimin e ri në Agrobiznes dhe drejtimin në Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit, të cilat do të funksionojnë në kuadër të Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit. Këto programe janë komfor kërkesave të tregut. Gjithashtu AKA ka vendosur për riakreditimin e programit Mastër në Trashëgimi Kulturore dhe Menaxhimi i Turizmit në kuadër të Fakultetit Ekonomik.
Gjithashtu janë riakredituar edhe dy programet e Fakultetit të Edukimit, Programi Fillor dhe ai Parafillor. Ditëve në vijim UPZ do të hapë Konkursin për regjistrim të studentëve të rinjë në vitin akademik 2016/2017 në këto programet dhe në programet tjera ekzistuese, në Ekonomik, Filologji, Juridik dhe FSHK. Vlen të theksohet se në komisionet për hartimin e këtyre programeve kanë qenë Prof. Bekim Gashi, kryetar, Prof. Isuf Lushi, dhe Prof. Hysen Bytyçi.