25 Dhjetor 2024

AKK konstaton shkeljet e dekanit të Juridikut

Prishtinë, 5 dhjetor - Shkelja e Statutit të Universitetit të Prishtinës do ta dërgojë dekanin e Fakultetit Juridik, Bajram Uka, në Komisionin disiplinor të këtij institucioni.

I njëjti vendim i është dërguar Rektoratit të UP-së, e i cili është dashur që për 15 ditë të ndërmarrë masa.

Nisur nga ky vendim, kopjen e të cilit e ka siguruar gazeta “Koha Ditore”, i kërkohet rektorit Ramadan Zejnullahu që të fillojë procedurën disiplinore kundër Ukës.

Shkelja e Statutit është bërë kur është marrë vendimi për angazhimin e rektorit të Kolegjit AAB, Lulzim Tafa, si ligjërues në vitin 2012, pa konkurs publik.

/Koha Ditore/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)