15 Nëntor 2024

AKK akrediton këto programe të universiteteve publike dhe private

Prishtinë, 6 korrik - Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) gjatë vitit 2016 ka bërë vlerësimin e institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë në Kosovë. AKA ka pranuar aplikacione nga institucionet publike dhe private për ri/akreditimin e gjithsejtë 223 programeve të studimit në nivelin BA, MA dhe PhD.

Nga 223 aplikacionet për ri/akreditim të programeve të studimit, KSHC nuk ka lejuar futjen në procedurë të riakreditimit për 24 programe të studimit. Po ashtu, 62 programe të studimit në proces të riakreditimit janë tërhequr nga procesi pasi institucionet kanë dështuar që të përmbushin kriteret formale sipas legjislacionit në fuqi. 2 nga 223 programet e studimit janë shkrirë. Në anën tjetër, AKA ka pranuar një numër të aplikacioneve të reja për akreditim dhe nga to 42 i ka lejuar të futen në procedurë të akreditimit ndërsa ka refuzuar 21 prej tyre.

AKA ka realizuar procesin e vlerësimit dhe ri/akreditimit me ekspertë ndërkombëtarë të akreditimit përgjatë muajve Prill, Maj dhe Qershor 2016. Janë realizuar 30 vizita me rreth 100 ekspertë ndërkombëtarë të akreditimit. Në bazë të rekomandimeve të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit, dhe në bazë të Ligjit mbi Arsimin e Lartë dhe Udhëzimit Administrativ për Akreditimin e IAL-ve në Kosovë, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) në mbledhjen e mbajtur me 6 Korrik 2016 ka marrë vendimet si në vijim: http://www.akreditimi-ks.org/docs/NewsPublications/Njoftimi%20per%20mbledhjen%20e%2043%2006%2007%202016.pdf
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)