AKB nënshkroi marrëveshje me Universitetin e Prizrenit
Prizren, 7 shtator - Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Universiteti i Prizrenit Ukshin Hoti nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit me qëllim të ngritjes të nivelit të bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik. Pikësynim është përkrahja e ngritjes së nivelit edukativ dhe profesional të të rinjve kosovar.
Po ashtu edhe krijimin e një mjedisi më të volitshëm ekonomik dhe për të konkurruar në projekte të ndryshme të përbashkëta të përkrahura. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe shumë biznese nga rajoni i Prizrenit.
Agim Shahini, kryetar i Aleancë Kosovare të Bizneseve, tha se kanë nënshkruar këtë marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të përkrahjes së arsimit profesional dhe zhvillimit ekonomik.
Sipas tij në Kosovë ka mjaftë universitet private, por Universiteti Publik i Prizrenit është lider.
Shumë biznese të Kosovës ia kanë mësyer dhe po investojnë shumë në arsim, tha Agim Shahini. Sipas tij ekonomia e Kosovës po rritet edhe përkundër problemeve dhe se Qeveria duhet të krijoj kushte dhe lehtësira për biznesin.
Ai ka shtuar se ka rritje pozitive në të gjitha fushat por nga ana tjetër ka edhe tkurrje. Sipas Shahinit, kjo është edhe për shkak të politikave vendase dhe ndërkombëtare, sepse shtetit i mungon strategjia zhvillimore dhe kjo qasje duhet të ndryshoj.
Dora e bizneseve nuk do të mungoj as edhe ndaj Universitetit të Prizrenit dhe ajo e UPZ-së të shërbej për biznesin, tha kreu i AKB-së.
AKB-ja do të pranoi një numër të madh të studentëve të Universitetit të Prizrenit në biznese.
Nga ana tjetër Mazllum Baraliu, rektori i Universitetit të Prizrenit e cilësoi të lartë nënshkrimin e kësaj marrëveshje duke shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit dhe posaçërisht hulumtimeve shkencore.
Kemi potenciale të mjaftueshme edhe jemi universitet i ri. Do të vazhdojmë bashkëpunimin me AKB-në, me qëllim që arsimimi të ndikoj edhe për zhvillimin ekonomik të vendi, ka thënë rektori Baraliu.
Ai ka shtuar se shumë probleme ndodhin në biznes për shkak të mos njohurive të hulumtimeve shkencore.
Të gjitha potencialet që kemi duhet ti vëmë në funksion të biznesit dhe zhvillimit ekonomik, jo vetëm të Prizrenit por të tërë Kosovës, Shqipërisë dhe me gjerë, ka theksuar ai.
Sipas tij kjo nuk duhet të jetë marrëveshja e vetme por do të pasohet edhe me marrëveshje tjera.
Duhet të bashkëdyzuar teorinë dhe zbatimin e sajë në praktikë dhe se bashkëpunimi ndërmjet UPZ-së dhe AKB-së do të jetë afatgjatë.
UPZ pos që është qendër e arsimit ka edhe Qendrën për Hulumtime Shkencore e cila mund të jetë në funksion edhe të biznesit.
Më pas ka vazhduar edhe një takim pune me komunitetin e biznesit te regjionit te Prizrenit ku ëhstë diskutuar lidhur me mundësinë e mbajtjes së praktikës së studnëtve të UPZ-së në bizneset e këtij regjioni.