AKB-ja pasurohet me 50 titujt akademik

Prishtinë, 14 shtator - Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB) sot nënshkruajti Memorandumin e Bashkëpunimit dhe Anëtarësimit me Kolegjin Europian të Kosovës.
Në këtë rast, kryetari i AKB-së, Shahini, tha se Nga dita e sotme ne po pasurohemi me një staf akademik mbi 50 veta dhe me një numër të akademikëve të ri mbi 300 veta e që kjo është shumë e rëndësishme kur shkenca dhe ekonomia janë të lidhur ngushtë njëra me tjetrën me të vetmin qëllim për të krijuar politika dhe hapësirë sa më të favorshme për zhvillimin e bizneseve vendore dhe ndërkombëtare.
Kolegji Europian i Kosovës është i 6-ti me rradhë i anëtarësuar në AKB dhe kjo ka bërë që ne bashkarishtë të jemi të përfshirë në të gjitha fushat ekonomike dhe akademike nëpër të gjitha proceset publike dhe institucionale në Kosovë.
Studentët e këtij Kolegji do të kenë mundësi të reja që nga sot të kryejnë pjesën praktike nëpër sipërmarrjet Kosovare e që është kërkesë imediate e kohës në fushat e ndryshme në mënyrë që ata të pregaditen sa më mirë për treg të punës dhe kontributi i tyre të fillojë qysh në ditën e parë kur ata do të punësohen nëpër kompanitë Kosovare.
Prof.dr. Ali Bajgora ndër tjera tha Jam mirënjohës që studentët e këtij Kolegji do të kenë mundësi që në kompanitë vendore të kryejnë pjesën praktike e që kjo është shumë domethënëse për tu pregadit për tregun e punës për Kolegjin tonë. Ne do të jemi të gatshëm nga dita e sotme që Aleancës Kosovare të Bizneseve tI ofrojmë një staf akademik në dispozicion me gjithë hapësirat e këtij Kolegji dhe kjo ngrit performancat e dy institucioneve tona të përbashkëta si qëllim të vetëm që publikut ti ofrojmë shërbime sa më cilësore.
Kolegji jonë AKB-se i ofron 5 bursa për vitin akademik 2015/16 për ata student apo studente që Aleanca I propozon këtij Kolegji për shkollim.
Bashkëpunimi jonë do të fokusohet në fushat e hulumtimeve, marketingut, promovimit dhe publikimeve të kërkuara në qfarëdo kohe nga tregu dhe kërkesat.