22 Dhjetor 2024

AKB dhe Universum ndajnë bursa për studentë me nevojë

Prishtinë, 3 shtator - Dhjetë maturanët nga Komuna e Mirtovicës dhe ajo e Vushtrrisë me kushte  jo të mira apo më me nevojë, do të përfitojnë nga nëj bursë studimi.

Bursa po vazhdojnë të jepen edhe në rreth dhjetë komuna tjera të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kjo u bë e mundur falë projektit të Aleancës së Bizneseve të Kosovës dhe e përkrahur edhe nga Universiteti “Universum” në kuadër të aktivitetet të AKB-së \"Javët e Biznesit Kombëtar\", për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Në kuadër të këtij realzimit të këtij aktiviteti u nënshkruan edhe memorandumet e bashkëpunimit ndërmjet kryetarit të AKB-së,  kryetarit të Mitrovicës, nënkryetarit të Vushtrrisë dhe rektorit të “Universumit”.  

Agim Shahini, kryetari i AKB-së, tha se dhënia e këtyre bursave ka rëndësi të veçantë për familjet me kushte jo të mira dhe qëatyre tu mundësohet të kryejnë studimet në fusha të ndryshme në unversitetin Universum.

Sipas kreut të AKB-së, përfitues sipas kritereve janë  nga për një shërbyes civil, një familje e dëshmorëve, invalidëve të luftës, ajo me asistencë sociale dhe maturantëve të shkollave të mesme nga këto komuna.

Sipas tij pos këtyre kritereve më kryesori është suksesi shkëlqyeshëm dhe se përzgjedhjet bëhen nga komunat.

Avni Kastrati, kryetar i Komunës së Mitrovicës, tha se kanë përfituar dhe siguruar pesë bursa për pesë studenta nga kjo komun dhe kjo është një gjë e madhe. 

Sipas kryetarit ky është një shembull i mirë, ku pos komunës me bursa po ndihmojnë edhe organizata tjera dhe sot ishte Universiteti Universum donatorë për pesë veta.

Ai shpreson se bursa do të ndajnë edhe shumë organizata e kompani tjera për të ndihmuar familjet me kushte jo të mira.

“Besoj se me siguri do të përzgjedhen kandidatët më të mirë dhe të cilët i plotësojnë kriteret e parapara”, tha Kastrarti.
 
Prof. Dr. Hajrullah Gorani, rektor i Universumit, tha se dhënia e këtyre bursave ka rëndësi të madhe dhe se ajo duhet të praktikohen me mësim dhe punë serioze në të gjitha poret e jetës. Sipas tij tregu këkron njerëz të aftë e jo vetëm sa për sy e faqe.  

Dibran Përquku, nënkryetar i Komunës së Vushtrrisë, tha se  këtë projekt e kanë pranuar me kënqësi ku  pesë maturanët tëkësaj komune përfitojnë nga një bursë.

“Në bazë të kritereve të përcaktuar ne i kemi përgjedhur pesë persona që besojmë se janë më të mirët për të përfituar këto bursa”, tha nënkryetari i Vushtrrisë.    

Bursat kanë vlerën nga 1227 euro deri në 1800 euro për secilën. Dhe se ato po vazhdojnë të jepen edhe  ne tetë komuna tjera jo vetëm të Kosovës , por edhe Shqipërisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)