AKA s'ka akredituar asnjë program të edukimit nё kolegjet private
Prishtinë, 25 janar - Agjencia e Kosovës për Akreditim ka bërë të ditur se gjer më sot nuk ka akredituar asnjë program të edukimit nё kolegjet private nё Kosovё.
Agjencia e Kosovёs pёr Akreditim (AKA), si institucion i pavarur, pёrgjegjёs pёr akreditmin e institucioneve tё arsimit tё lartё nё Republikёn e Kosovёs vazhdimisht ka bёrё transparente punёn e saj duke informuar studentёt dhe publikun e gjёrё nё Kosovё lidhur me procesin e vlerёsimit tё cilёsisё dhe vendimet pёr akreditim.
Nё kohё tё fundit AKA ka informata se disa prej Bartёsve privat tё Arsimit tё Lartё (BPAL) tё akredituar po i keqinformojnё studentёt e tyre lidhur me kualifikimet qё i ofrojnё, duke tentuar ti plasojnё ato ndryshe nga qё janё akredituar.
Bёhet fjalё posaqerisht pёr disa programe tё cilat tentohet qё tё ofrohen si programe nga fusha e edukimit, gjegjёsisht programe pёr pregaditjen e mёsimdhёnёsve qoftё nё nivelin parashkollor dhe fillor ose nё programet lёndore.
Njё rast i tillё ёshtё identifikuar nё njёrin nga kolegjet i cili ka tё akredituar njё program tё emёrtuar Kujdesi dhe mirёqenia e fёmijve, i cili nё tё vёrtetё i takon fushёs sё Sociologjisё dhe si i tillё ёshtё vlerёsuar nga ekspertёt e kёsaj fushe dhe ёshtё akredituar si program baqelor nё Kujdes dhe mirёqenie tё fёmijve.
Studentёt qё vijojnё kёtё program duhet ta dijnё se ky program nuk ёshtё nga fusha e edukimit dhe nuk qon nё kualifikim pёr mёsimdhёnёs tё nivelit parashkollor. Duke e ditur se nё kёtё program ka njё numёr tё konsiderueshёm tё studentёve, AKA dёshiron qё tё bёjё me dije se Diplomat nё pёrfundim tё kёtij programi duhet patjetёr tё korrespondojnё me vendimin dhe certifikatёn pёr akreditim tё lёshuar nga AKA.
Poashtu edhe programet e studimit tё gjuhёs angleze ose ato tё sporteve nё kolegjet private nuk janё programe qe kualifikojnё pёr arsimtarё tё lёndёve pёrkatёse.
Pёr shkak tё rёndёsisё dhe specifikave qё ka profesioni i mёsimdhёnёsit, nё tё gjitha vendet e Europёs dhe mё gjёrё ai ёshtё profesion i rregulluar dhe iu pёrshtatet nevojave vendore. Nё tё gjitha shtetet ёshtё Ministria e arsimit ajo qё vendosё kriteret apo kёrkesat pёr profilin e mёsimdhёnёsit, pёr numrin e kuadrove tё kualifikuara qё i duhen vendit, si dhe pёr institucionet tё cilat ofrojnё kualifikimin pёr mёsimdhёnёs. Kjo çёshtje ёshtё e rregulluar me ligj edhe nё shtetin tonё.
Sipas Ligjit pёr Arsimin e Lartё nё Republikёn e Kosovёs ( Nr. 04/L-037), vetëm bartësit publik të arsimit të lartë mund të ofrojnë programe studimi që qojnë në kualifikimin e një mësimdhënësi për tu punësuar në një shkollë. ( neni 16, paragrafi 5).; e pastaj nё paragrafin 7 tё po kёtij neni thuhet: Vetëm ato grada dhe diploma që lëshohen nga bartësit e akredituar dhe të licencuar të arsimit të lartë njihen nga Qeveria për arsye punësimi, për marrjen e funksioneve publike ose për kryerjen e funksionit të njohjes ndërkombëtare, siç saktësohet në nën-paragrafin 1.7. të paragrafit 1. Dhe paragrafin 2. të nenit 6 të këtij ligji
MASHT nuk ka licencuar bartёsit privat pёr ofrimin e programeve nga fusha e edukimit (me pёrjshtim tё njёrit) as nё vitet para themelimit tё Agjencisё pёr akreditim, pasi qё kjo çёshtje edhe atёhere ka qenё e rregulluar me ligj. Nё procesin e parё tё akreditimit tё organizuar nga Agjencia e Kosovёs pёr Akreditim nё vitin 2009, Kёshilli Kombёtar i Cilёsisё, si organ vendim marrёs i kёsaj agjencie, nuk ka dhёnё pёlqimin pёr akreditimin e ndonjё programi tё kёsaj fushe nё BPAL nё Kosovё, edhepse programe të edukimit asokohe janё ofruar nga BPAL Gjilani nё Gjilan, pastaj Universumnё Prishtinё dhe Ferizaj, ish Vizioni europian nё Pejё, dhe AAB nё Prishtinё. Si pasojё, tё gjithё studentёt qё kanё kryer studimet nё ato programe kanё marrё diploma tё pa licencuara dhe të pa akredituara.
Drejtoritё komunale tё arsimit nё Kosovё duhet tё jenё shumё tё kujdesshme dhe tё verifikojnё diplomat e tё gjithё kandidatёve qё punёsojnё me qёllim qё tё evitojnё shkeljen e parag.7. tё nenit 16 tё LAL nё Republikёn e Kosovё ( Nr. 04/L-037).
Agjencia e Kosovёs pёr Akreditim ёshtё duke pёrcjellё me kujdes punёn e institucioneve tё akredituara tё arsimit tё lartё nё Kosovё dhe do tё informon vazhdimisht opinion e gjёrё me shkeljet qё identifikohen, me qёllim tё evitimit tё krijimit tё situatave tё paqarta pёr studentёt dhe palёt tjera tё interesit.