AKA ri-konfirmon diplomën e RIT-së në AUK
Prishtinë, 1 shtator - AUK, bartësi i vetëm privat jo-fitimprurës i arsimit të lartë në Kosovë që ofron diploma të akredituara në SHBA përmes partneriteti me Institutin Rochster të Teknologjisë (RIT), ka pranuar aprovimin e programeve të studimit nga Agjencia e Kosovës për Akreditimin për periudhën 5 vjeçare, 2014-2019, maksimumi i lejuar prej Ligjit për Arsimin e Lartë në Kosovë.
AUK, përmes partneritetit me Institutin Rochester për Teknologji (RIT), ka ofruar Diplomën Baçelor i Shkencës në Artet dhe Shkencat e Aplikuara që nga fillimi në vitin 2003. RIT është e akredituar nga Middle State Komisioni i Arsimit të Lartë në SHBA.
Aprovimi i programeve të studimit përfshinë koncentrimet profesionale në: Ekonomi e Statistika; Menaxhment; Politika Publike, Multimedia dhe Komunikim Vizual; Teknologji Informative; Multimedia dhe Dizajnim në Rrjet; dhe koncetrimet minore në: Ekonomi; Marrëdhëniet Ndërkombëtare; Studimet Juridike dhe Politika Publike.
Në emër të profesorëve, stafit, dhe studentëve, Dr. Win Thompson, president i AUK.-së vlerësoj lartë ri-konfirmimin e Diplomës së RIT-së në Kosovo dhe falënderoj Agjencinë e Kosovës për Akreditimin për punën e tyre.
Misioni i AUK-së është që të ofroj edukim cilësor Amerikan studentëve të shquar nga Kosova dhe Bota, që vijnë me prapavijë dhe nacionalitete të ndryshme, për ti përgatitur që të jenë lider etik, praktik dhe të angazhuar në komunitetin e tyre. AUK do të vazhdojë të punoj ngushtë me parterin RIT, që të pasuroj ofrimin akademik në Kosovë, dhe është i përkushtuar që të punoj më Institucionet Kosovare gjatë gjithë kohës tha Dr. Thompson