Ahmeti: Arsimi është një prej prioriteteve kryesore
Prishtinë, 24 janar - Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jusuf Thaçi, bashkë me Kryetarin e Komunës, Shpend Ahmeti, takuan të gjithë drejtorët e institucioneve edukative dhe arsimore të kësaj Komune.
Kryetari Ahmeti tha ndër të tjera se për ne si Komunë, është me rëndësi që të ketë cilësi në arsim, e jo se cili drejtor cilit subjekt i takon.
Për ne si qeverisje e re komunale, arsimi është një prej prioriteteve kryesore. Nuk është e rëndësishme nëse një drejtor është anëtar i një subjekti politik, apo i ndonjë subjekti tjetër.
Komunikimin tonë do ta ndërtojmë për ti mbajtur standardet dhe për ti përmirësuar e shërbimeve për të cilat thirremi. Qëllimi jonë primar është që fëmijët e shkollave tona të shkollohen me standarde sa më të larta, theksoi Ahmeti.
Gjatë këtij takimi u prezantua në pika të shkurtra plani katërvjeçar i Komunës për arsimit, si dhe u diskutuan shqetësimet dhe problemet aktuale me të cilat ballafaqohen këto institucione.
Në fund të këtij takimi u hap diskutimi ku u morën mendimet, sugjerimet dhe kërkesat konkrete nga drejtorët e institucioneve edukative dhe arsimore.