27 Dhjetor 2024

Agjencia e Kosovës për Akreditim pranohet në EQAR

Prishtinë, 17 qershor - Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është pranuar në Regjistrin Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (European Quality Assurance Register for Higher Education - EQAR). Ky vendim është marrë në mbledhjen e Këshillit të Regjistrit të mbajtur me 4-5 qershor 2015 në Dublin të Irlandës. 

Pranimi i Kosovës në EQAR është një zhvillim shumë i rëndësishëm për ndërkombëtarizmin e arsimit të lartë në Kosovë dhe kontribuon në përmirësimin dhe avancimin e cilësisë në arsimin e lartë, si dhe është një mundësi e re për ndërlidhjen e institucioneve dhe studentëve tanë në sistemin evropian të arsimit të lartë.

Anëtarësimi i AKA-së në EQAR, pas anëtarësimit të mëparshëm në ENQA, dëshmon për punën profesionale të AKA-së në zbatimin e standardeve dhe praktikave më të mira evropiane në sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të vazhdojë përkrahjen për AKA-në, si institucion kyç që garanton cilësinë e punës arsimore dhe kërkimore shkencore në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.

Agjencia e Kosovës për Akreditim është agjenci publike për vlerësimin e cilësisë në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë përmes procesit të akreditimit duke përkrahur zhvillimin e cilësisë në këto institucione. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)