14 Nëntor 2024

Agani pranon fjalorin e CEMAT-it në shqip

Prishtinë, 2 shkurt - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur në takim shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës,  Isabelle Galucci, me ç’rast kjo e fundit ia dorëzoi në mënyrë zyrtare  “Fjalorin e CEMAT-it mbi shprehjet kryesore të përdorura në politikat e zhvillimit hapësinor në Evropë”  në gjuhën shqipe.

Ministri Agani tha se duke qenë se MMPH është e përkushtuar në rrugën e integrimit dhe harmonizimin e planifikimit hapësinor në Kosovë me normat e BE-së dhe ato ndërkombëtare, është në interesin e saj, që shumë dokumente tjera si ky fjalor, i zhvilluar nga Këshilli i Evropës përmes mekanizmave si CEMAT apo tjerë t’i ketë në dispozicion në gjuhën shqipe.

Agani shprehu vullnetin për pjesëmarrjen e Kosovës në konferencën e CEMAT-it,  në gjetjen e  modaliteteve për përfaqësim, duke pasur parasysh statusin e vendit tonë karshi Këshillit të Evropës.

Ndërsa, shefja e Zyrës së Këshillit të Evropës,  Isabelle Galucci, potencoi se  Konferenca Evropiane e Ministrave përgjegjës për planifikim hapësinor/rajonal (CEMAT) përbën instrumentin ideal politik për bashkëpunim dhe iniciativë në nivel evropian.

Po ashtu ajo tha se CEMAT sjell së bashku përfaqësuesit e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, të bashkuar për të ndjekur objektivin e  përbashkët: zhvillimin e qëndrueshëm hapësinor të kontinentit Evropian. 

Fjalori përfshinë më se 68 koncepte dhe shprehje të përdorura shpesh në shumicën e shteteve evropiane si dhe shpjegime në lidhje me përdorimin dhe zhvillimin e tyre kohëve të fundit, duke qenë se disa nga shprehjet janë shprehje profesionale tradicionale.

Ndërsa të tjerat janë shprehje të futura në fjalorin profesional kohëve të fundit  përmes përpilimit dhe publikimit të Parimeve udhëzuese të CEMAT-it ose të Perspektivës së  Zhvillimit Hapësinor Evropian të shteteve të BE- së (ESDP). 

Ndryshe, përkthimin dhe përshtatjen në gjuhën shqipe të këtij fjalori e ka përkrahur Zyra në Prishtinë e Këshillit të Evropës, përmes organizatës “Qendra Kosovare për hulumtime urbane-PRO-Planning”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)