Afro 900 mijë studentë të huaj studiojnë në universitetet amerikane
Washington, 1 dhjetor - Afro 900 mijë studentë ndërkombëtare po studiojnë në universitetet amerikane, më shumë se kurrë më parë.
Rreth gjysma e tyre vijnë nga Azia, shumica nga Kina. Në SHBA ndodhen më shumë studentë të huaj se në çdo vend tjetër të botës, dhe numri i tyre është në rritje.
Një raport i ri nga Instituti për Arsimim Ndërkombëtar thotë se në vitin akademik 2013-2014, më shumë se 886 mijë studentë të huaj u regjistruan në institucionet e arsimit të lartë në SHBA, një rritje prej 8% krahasuar me një vit më parë.
Tashmë numri i studentëve të huaj në SHBA është dyfishi i një dekade më parë. Kjo rritje i atribuohet studentëve universitarë që vijnë nga Kina.
Në SHBA vihet theksi tek diskutimet në klasë, shprehjes së opionioneve, dhe aftësive për të debatuar me të tjerët, si p.sh. me profesorët ose mësuesit, dhe kjo është atmosfera që unë dua të përjetoj.
Ndërkohë që vazhdon të rritet regjistrimi i studentëve kinezë, viti i kaluar akademik pati gjithashtu rritje të numrit të studentëve nga Kuvajti, Brazili, Arabia Saudite, dhe madje edhe Irani.
Më shumë se 4% e të gjithë studentëve të arsimit të lartë në SHBA janë të huaj. Arsimtarët thonë se prania e studentëve të huaj në shkollat amerikane është dobiprurëse, dhe se 4 mijë kolegje dhe universitete amerikane munden të pranojnë edhe më tepër.
Ne e dimë që studentët ndërkombëtarë kontribuojnë shumë në klasat amerikane nëpërmjet perspektivës së tyre globale dhe duke ofruar ekspozim ndërkombëtar për studentët amerikanë që ndoshta nuk do ta kenë kurrë mundësinë të studiojnë jashtë.
Regjistrimi i studentëve nga jashtë kontribuon gjithashtu për ekonominë amerikane.
Këtë viti, 27 miliardë dollarë ishte kontributi për ekonominë tonë në nivel lokal dhe kombëtar, nëpërmjet pagesave akademike, për strehimin dhe kostot e tjera.
Departmenti amerikan i Shtetit dhe Departamenti i Arsimit promovojnë gjithashtu edhe studimin jashtë të studentëve amerikanë.
Ne besojmë se studimi jashtë mund të rrisë konkurrencën duke u mundësuar studentëve amerikanë të përfitojnë gjuhë të huaja dhe perspektivat globale dhe rajonale të nevojshme për tia dalë me sukses në shekullin e 21-të.
Rreth 290 mijë studentë amerikanë shkuan për studime jashtë vendit në 2012-2013. Evropa, në veçanti Britania, mbetet destinacioni numër një për studentët amerikanë. Por, raporti i fundit Open Door tregon se më shumë studentë tashmë po zgjedhin të shkojnë në Amerikën Latine dhe në Kinë.
Kina radhitet tashmë si vendi i pestë për studentët amerikanë, me mbi 14 mijë studentë amerikanë.
Ndërkohë që shkollat amerikane vazhdojnë të tërheqin të rinj nga e gjithë bota, po rriten gjithashtu shkëmbimet studentore edhe ndërmjet vendeve të tjera.