ADMOVERE publikon raportet e akreditimit, revistat dhe bibliotekat
Prishtinë, 13 dhjetor - Organizata Jo qeveritare ADMOVERE organizon sot promovimin e raportit 'Universiteti i Prishtinës - raportet e akreditimit, revistat dhe bibliotekat'.
Në raport trajtohen raportet e Agjencisë Kosovare të Akreditimit (AKA) për drejtimet më të kërkuara në secilin fakultet të UP-së dhe deklarimet e dekanëve se sa progres është arritë në zbatimin e rekomandimeve të ekspertëve të AKA-së, që nga akreditimi i fundit.
Një tjetër segment që trajton raporti është gjendja në bibliotekat dhe sallat e leximit të fakulteteve të UP-së.
Tema e fundit, por jo më pak e rëndësishme, është revistat e fakulteteve të UP-së, ku publikohen punimet eventuale të stafit akademik.