20 Prill 2025

Abrashi takoi një grup studentësh nga 30 shtete të botës

Prishtinë, 21 korrik - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, njëherësh zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, i shoqëruar nga ministra të Qeverisë dhe pjesëtarë të kabinetit të kryeministrit, sot në hapsirat e Qeverisë mirëpritën vijuesit e Kosovo International Summer Academy. Vijuesit ishin nga 30 shtete të ndryshme, sikur SHBA, Gjermania, Brazili, India, Meksikë etj.

\"Në bashkëbisedimin që patem, studentët u shprehën të entuziazmuar me përvojën e tyre në Kosovë, dhe siç u tha, Kosova ka shumë përparësi të cilat mund të shfrytëzohen për integrimin e mëtutjeshëm të vendit në komunitetin euroatlantik. Shkëmbimi i përvojave dhe njohurive është akoma më i fortë me studijues, vizitorë dhe me të gjithë ata që kanë interes për zhvillimet në vendin tonë. Urime Qendrës Kosovare për Diplomaci dhe Universitetit Victory për këtë nismë me dobi për vijuesit e Kosovo International Summer Academy dhe për Kosovën si nikoqire e tyre\", ka theksaur ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)