26 Dhjetor 2024

Abrashi fton nxënësit në forcimin e njohurive praktike dhe profesionale

Prishtinë, 16 mars - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Arban Abrashi, së bashku me zv/ministren e kësaj ministrie znj. Rita Hajzeraj kanë zhvilluar sot një takim të veçantë në shkollën fillore “Meto Bajraktari” në Prishtinë, ku u pritën nga drejtoresha e kësaj shkolle znj. Valbona Kastrati. Abrashi dhe Hajzeraj u njoftuan së afërmi me kushtet, gjendjen dhe kuadrot profesionale të kësaj shkolle.

Gjatë takimit drejtoresha e shkollës, znj. Kastrati kë bërë të ditur se përkundër vështirësive që hasin, në këtë shkollë ka kuadro profesionale dhe se egziston një vullnet i mirë dhe përkushtim i madh në punë.

Në këtë takim u diskutua edhe për vështirësitë që për shkak të mungesës së laboratorëve në shkollë, për qka stafit të shkollës i imponohet të bëjnë edhe improvizime, me qëllim që, përveç teorisë të bëhet edhe puna praktike.

Në vazhdim Grupi Profesional i nxënësve të kësaj shkolle i prezantoi ministrit një hulumtim të bërë nga vet ata me temën “Migrimi”, duke sensibilizuar kështu edhe opinionin e gjerë dhe nëxënësit e shkollave tjera si vetëdijësim për gjendjen e tanishme në vendin tonë.

Ministri Abrashi përkundër temës së ndjeshme që u trajtua, u nda i kënaqur me aftësitë prezantuese të këtyre fëmijëve duke i inkurajuar ata të vazhdojnë me hulumtime të ndryshme edhe për fusha tjera.

Ministri Abrashi premtoi se ata do ta kenë përkrahjen e ministrisë që ai drejton edhe mëtutje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)