AAK: Uron mësuesit në ditën e tyre
Prishtinë, 7 mars - Sot në për përvjetorin e 129-të të shkollës së Korçës dhe 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), uron mësimdhënësit e të të gjitha niveleve, pa kontributin e të cilëve Kosova nuk do të arrinte këtu ku është.
Jonuz Slaihaj nga Departamenti për Arsim i AAK-së ka thënë se shumë arsimdashës dhe veprimtarë, u persekutuan dhe u vranë, në mbrojtje të shkollës shqipe e cila i ka rrënjët shum më të thella se sa shkolla e Korçës e vitit 1887.
\"Për qytetarët e Kosovës më të freskëta janë persekutimet që ndodhën në vitet 1989-1999, kohë kjo kur duke ju falenderuar organizimit gjithpopullor, arsimi shqip mbijetoi duke ruajtur substancën dhe kontinuitetin. Pushtetarët tanë këtë kontributë të madh të mësimdhënësve po e trajtojnë me përbuzje, duke mos ua njohur atyre as përvojën e punës. Në vend që Qeveria e Kosovës të nxjerr ligj të veçantë për trajtimin e mësimdhënësve për periudhën 1989/99, ajo i diskriminon ata me një pension qesharak, duke i shndërruar ata në raste të rënda sociale.\"
\"Përvjetorët në shtetet normale, shfrytëzohen për të reflektuar në çfar rruge jemi duke ecur, çfar është sistemi jonë arsimor, sa është ai unik, si zbatohen risitë dhe sa të thella janë ato, çka duhet bërë si shoqëri, për një sistem më gjithpërfshirës dhe më efektiv e tj\", ka theksuar Salihaj.
Në të vërtet MASHT sipas tij në vend se të trasoi këtë rrugë në drejtimin e duhur, ai e ka humbur edhe rrugën. Tani më për çdo qytetar është e kjartë se sistemi arsimor nga viti 2008 gjendet në një proces të pandalshëm të degradimit.
Bisedimet me Serbinë për të ashtuquajturin normalizim të mardhënjeve prodhuan vetëm shkelje flagrante të drejtave të njeriut.
Mbajtja peng e librave në terminalin serb dhe kthimi i tyre në pjesën neutrale të kufirit Kosovë-Serbi treguan sa efikase janë negociatat me palën serbe dhe sa të papërgjegjshëm janë negociatorët dhe pala ndermjetësuese.
Ai ka theksuar me tutje se nuk ka si të spjegohet fakti se si Kosova që nga viti 1999 toleron sistemin paralele serb, duke mos bërë as përpjekjen më të vogël për bllokimin e teksteve shkollore serbe me përmbajtje gjenocidiale ndaj popullit shqiptar, kurse në të njejtën kohë pushteti serb nuk lejon nostrifikimin e diplomave të studentëve të diplomuar në Universitetin e Prishtinës, as përdorimin e Abetarës pë nxënësit shqiptar të luginës së Preshevës.
\"Me të drejtë qytetarët pyesin me habi, ku ka negociata pa zbatimin konsekuent të parimit të reciprocitetit, apo ato po zhvillohen vetëm për përfitimet e njerës palë, asaj serbe. Pra Kosova si duket ka zgjedhë definitivisht rrugën për ta integruar Serbinë në BE, dhe në të njejten kohë për ta dezintegruar faktorin shqipar.\"
\"Çka duhet edhe diçka tjeter të ndodhë që Qeveria e Kosovës të ju thotë stop këtyre negociatave pa zbatimin e marrëveshjeve të arritura.\"
\"Në planin e brendshëm po vazhdon nepotizmi dhe politizimi i arsimit parauniversitar dhe arsimit të lartë.\"
\"Nuk kemi asnjë lëvizje pozitive në fushën e përfshirjes së grupeve të margjinalizuara në arsim, përkundrazi shkalla e braktisjes së shkollës në të gjitha nivelet po rritet, sëbashku me analfabetizmin funksional.\"
\"Nuk kemi parë ndonjë ndryshim substancial në fushën e vlerësimit të jashtëm, përveç përligjëjeve të politikave të gabuara, si në rastin e fundit, me Ligjin për Maturën Shtetërore, Arsimi profesional vazhdon të përballet me një gjendje të pashpresë dhe të papërspektivë\", ka theksuar Salihaj.
Zgjedhjet në të gjitha instancat në arsimin e lartë, treguan sa të forta janë grupet e interesit të formuara me bekimin e Qeverisë së Kosovës, të cilat tani më, nuk ka mundësi edhe po të dojë qeveria ti mbajë nën kontroll.
Këto grupe të interesit nuk lejuan ndryshimet substanciale pozitive të filluara në Universitetin e Prishtinës, duke detyruar ish rektorin të jap dorëheqje.
Zgjedhja e rektorit të ri poashtu dështoj, pasi Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës nuk ishte i kompletuar as për një vendim kaq të rëndësishëm, si zgjedhja e rektorit. Tani konkursi duhet të përseritet derisa zgjedhja e rektorit të bëhet në pajtim me kërkesat e grupeve të fuqishme të ineresit.