22 Dhjetor 2024

AAK: Prioritetet Qeverisë për arsimin janë sa katër kilometra asfalt

Bruksel, 29 janar - Aleanca për Ardhmërin e Kosovës (AAK) ka vlerësuar së në këto katër vitet e fundit, nuk ka kaluar asnjë konferencë shtypi e përgjegjësve të Ministrisë se Arsimit, sidomos e ish-ministrit Hoxhaj dhe këshilltarëve tij, pa e përmendur kornizën e re të Korikulit, i cili do të duhej të jetë udhërrëfyes për çdo institucion arsimor të nivelit paraunivesitar.

Jonuz Salihaj, Kryetar i Departamentit për Arsim në AAK ka thënë se të njëjtin rrëfim po e dëgjojmë edhe nga ministri i ri dhe kabineti i tij, me të vetmin dallim se Buja nuk po e përmend zbatimin e këtij dokumenti, por fillimin e pilotimit të tij në dy vitet e ardhshme.

\"Për këtë qëllim bile, janë formuar disa grupe punuese për lëndët bazike, të cilat ende nuk kanë filluar punën, por ky proces nuk është kompletuar, sidomos për arsimin profesional, ku ka shumë punë, për shkak se ekzistojnë 13 lëmenj të këtyre shkollave dhe qindra profile arsimore dhe profesione\", ka theksuar ai.

Sipas tij nuk është aplikuar në tërësi korniza e vjetër kurrikulare dhe as që është bërë ndonjë vlerësim sa ky dokument ka qenë efektiv. Nuk mund të hartosh një kornizë të re kurrikulare pa i zbatuar të gjitha e elementet e kornizës së mëparshme.
 
Salihaj ka thënë së në çdo segment qeveritar ekzistojnë prioritetet për deri sa Qeveria e udhëhequr nga PDK nuk e kishte prioritet arsimin në tërësi por vetëm një segment të tij, infrastrukturën shkollor, e cila sillte përfitime të majme për partinë në pushtet dhe individët.

A ka theksuar se u ndërtuan shumë shkolla pa u marrë fare me shtrirjen e tyre, pa hartuar politika për rrjetin e shkollave, sidomos për rrjetin e shkollave të nivelit 3, posaçërisht për ato profesionale.  
    
Para se të ndërtohen godinat shkollore sipas Salihajt do të duhej që MASHT në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, regjionet dhe komunat, të aprovoj rrjetin e shkollave, sidomos të shkollave të mesme të përgjithshme dhe profesionale.

Ky prioritet sipas tij nuk ekziston as në paraqitjet verbale të zyrtarëve të MASHT-it, se le më në veprimet e tyre.

\"Si pasojë e mos ndryshimit të rrjetit të shkollave profesionale dhe moszbatimit në tërësi të Kornizës së mëparshme kurrikulare, me të cilën parashihej, që përveç shkollave të përgjithshme, të formohen edhe gjimnazet teknike dhe ekonomike, ne sot kemi shkolla profesionale jo cilësore dhe plotësisht jo atraktive për të rinjtë\", ka nenvizuar ai.
 
Gjithashtu Salihaj ka shtuar se vlerësimet e jashtme nëpërmjet të testit të maturës kanë treguar se cilësia në arsimi profesional është katastrofale, në disa shkolla asnjë nxënës nuk e ka arrit 50% e pikëve të domosdoshme për ta kaluar testin.

Po ashtu sipas tij është urgjente për MASHT-in dhe komunat , që të krijojnë kushte, që nxënësit tonë të orientohen në ato profesione, për të cilat Kosova ka potenciale si, lëmi i bujqësisë veterinarisë dhe përpunimit të ushqimit, gjeologjisë metalurgjisë dhe përpunimit të metaleve, kimisë dhe jometaleve e tjerë, ku numri i nxënësve është simbolik.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)