22 Dhjetor 2024

AAK kritikon mënyrën e organizimit të testit të maturës

Prishtinë, 6 korrik - Shpallja e rezultateve të Testit të maturës 2012 dëshmoi për cilësinë e ultë të arsimit parauniversitar dhe nivelin jo të kënaqshëm të organizmit të provimit të maturës, thanë zyrtar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në një konferencë për media anëtari i kryesisë së AAK-së Jonuz Salihaj tha se organizimi i procesit të testimit është përcjellë me probleme të mëdha dhe sipas tij një proces i organizuar në këtë mënyrë nuk plotëson as standardet minimale që të emërtohet si vlerësim i jashtëm.

Salihaj, kërkoi dorëheqjen e kryetarit të Komisionit shtetëror të maturës Nehat Mustafa.

Sipas tij Organizimi i procesit të testimit është përcjellë me probleme të mëdha. Administratorët në shumë shkolla janë penguar të kryejnë punën e vet në mënyrë profesionale nga kuadrot partiak të komunave të ndryshme.

 
\"Po e sjelli këtu një shembull nga raundi i parë i vlerësimit, më 9 qershor, që është raportuar nga vëzhguesit dhe administratorët e procesit të testimit në Drenas, të cilët nga militantë e PDK janë penguar të kryejnë punën e vetë. Në Drenas nuk ka pasur fare përfaqësues nga MASHT-i. Testet janë dorëzuar me vonesë dhe  në pliko të hapura në mënyrë që të manipulohet me to, kurse vërejtjet në procesverbal në fund të procesit të vlerësimit nuk  janë marrë fare parasysh. Në kushte normale ky proces do të duhej të anulohej\", ka theksuar ai.
 

Në Mitrovicë nga raportet e një vëzhgueseje, sipas tij konfirmohet kërcënimi që iu është bërë administruesve nga stafi vendor, në stilin nuk keni çka kujdeseni për fëmijët tanë, këtë punë e bëjmë ne vet dhe heshtja nga përfaqësuesit e MASHT-it.

\"Situata në vend se të përmirësohet po përkeqësohet vazhdimisht, telefonat mobil janë bërë teknikë e pashmangshme e përdorimit gjatë procesit të testimit. Ka raste kur nxënësi del nga salla, thërret mësimdhënësin e vet në telefon, merr përgjigjen për pyetjen që dëshiron, kthehet vazhdon testimin përsëri pa e penguar askush. Ka pasur raste kur profesorët e shkollës gjegjëse,  kanë qëndruar nëpër shkolla, për t’i ndihmuar nxënësit e vet haptas,  pa i penguar askush,  e mos të flasim për bashkëpunimin në  mes nxënësve me  të cilin nuk është marr askush\", ka deklaruar ai.

Duke shtuar se nNjë proces i  organizuar në këtë mënyrë nuk plotëson as standardet minimale që të emërtohet si vlerësim i jashtëm.

 

\"Një organizim i tillë po vazhdon të dëmtoj interesin e nxënësit duke i favorizuar nxënësit e papërgatitur dhe duke i goditur direkt nxënësit e mirë të cilët janë viktimat më të mëdha të këtij procesi, ekzistojnë vetëm dy rrugë për dalje nga ky qorrsokak,  ose të organizohet procesi në përputhje me ligjin, me instrumente matëse të standardizuara,  dhe proces të  organizuar në mënyrë të përgjegjshme ose të  pezullohet krejtësisht\", ka pohuar ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)