28 Dhjetor 2024

AAK: Ata që e shkarkuan Rektorin duhet të vetëshkarkohen

Prishtinë, 22 tetor - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vlerësuar se shkarkimi i rektorit Ramadan Zejnullahut, është një lajm i keq për Universitetin dhe për shtetin. 

Deklaratat e përfaqësuesve institucionalë shtetërorë, që janë përgjegjës për gjendjen e rënndë në këtë isntitucion sipas AAK-së janë hipokrizi.

\"Shkarkimi politik i Rektorit, duhet të shndërrohet në kauzë qytetare që të fillojë spastrimi i këtij institucioni, nga kriminelët akademikë e financiarë, njëherë e mirë!\"

\"Ne mbështesim cdo nismë që për qëllim ka kthimin e normalitetit në Univeristetin e Prishtinës! Poashtu mbështesim një hetim për identifikimin e shpërdoruesëve të dijes dhe shkencës si dhe hapjen e këtij institucioni për kuadro të mirëfillt akademikë!\"

\"Shteti dhe shoqéria civile duhet t\'i identifikojë militantët politikë që kanë uzurpuar këtë institucion! Ata që e shkarkuan Rektorin duhet të vetëshkarkohen!\", thekson AAK.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)