95 përqind e nxënësve, prindërve e mësimdhënësve të kënaqur me mësimin online
Gjilan, 28 prill - Drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, në konferencë me gazetarët ka bërë prezantimin e sondazhit për përdorimin e shërbimeve të ofruara online në kohën e përballjes me pandeminë Covid-19.
Gagica ka thënë se nga data 16 mars jemi duke punuar në procesin edukativo-arsimor përmes platformës online që ka krijuar Komuna e Gjilanit, gjithashtu është përcjellur edhe mësimi përmes videove nga MASHT, mësimi nga televizioni publik dhe rrjeteve sociale.
“Rreth 95 për qind e nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve janë të kënaqur me platformën online të mësimit. Konfirmojmë se këtë sondazh prinë platforma mesojmengashtepia.com, që e ka bërë Komuna e Gjilanit, pastaj vjenë mësimi përmes televizionit publik, e më pas MASHT me mësimet në youtube.com, e kështu me radhë. Në këtë formë të mësimit përmes sondazhit është bërë një komunikim i fuqishëm dhe i vazhdueshëm në këtë fazë mes nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve”, ka njoftuar Gagica.
Ai ka falënderuar nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për realizimin e programit arsimor është në nivelin më të lartë dhe në komunikimin nxënës – mësimdhënës janë përdorur edhe aplikacione të tjera si viber, zoom, messenger etj.
“Duke përdorur aplikacionet e ndryshme është arritur që përveq zhvillimit të mësimit, të bëhet edhe vlerësimi i nxënësve, detyra të ndryshme për ta, aktivitetet e përbashkëta dhe gjithashtu janë zbatuar edhe forma të ndryshme të mësimdhënësies e nxënies sipas modeleve më të reja pedagogjike”, ka potencuar ai mes tjerash.
Gagica ka falënderuar të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit të cilët janë angazhuar maksimalisht në zhvillimin e mësimit.