25 Dhjetor 2024

750 fëmijë përfitojnë nga projekti “Edukimi financiar i fëmijëve”

Prishtinë, 22 tetor - Qendra për Studime të Avancuara FIT gjatë gjashtë muajve të fundit ka realizuar një projekt për Edukimin financiar të fëmijëve, projekt ky i financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë. Përmes këtij projekti FIT ka për qëllim zgjerimin e njohurive të fëmijëve rreth temave financiare.

Si rezultat i  këtij projekti  janë realizuar disa aktivitete me fëmijë si: ligjërata të shkurtra, lojëra me karakter garues, shpërndarje të materialeve edukuese dhe vizita në bankën TEB,  të gjitha këto në kuadër të fushatës vetëdijësuese.  Aktivitetet janë mbajtur  në komunën e Prishtinës në disa shkolla fillore për mosha të ndryshme 6-13 vjeç, dhe  institucione parashkollore për moshat 3-5 vjeç.

Edhe aktiviteti i sotëm ishte një vazhdimësi e përpjekjeve tona për ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e edukimit financiar tek fëmijët. Një nga karakteristikat kryesore të programit në përfshirje e një pjese sa më të madhe të nxënësve ka qenë fryma konkurruese  e cila i ka entuziazmuar  fëmijët. Konkurrenca  gjithashtu sfidoi nxënësit për të dalë më kreativ, për të kërkuar sa më shumë zgjidhje. Idetë e tyre gjatë përpilimit të një Plani të Biznesit të kërkuar kanë qenë gjeniale.

Sot është mbajtur ceremonia përmbyllëse e projektit në shkollën fillore ‘Faik Konica’ në Prishtinë. Me këtë rast janë ndarë dhurata për tri shkollat, nxënësit e të cilave treguan njohuritë e fituara rreth financave përmes një gare. Pjesëmarrës ishin përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane, përfaqësues të Bankës Botërore, zyrtarë të bankave dhe institucioneve kosovare si dhe drejtorë të shkollave fillore.

 Drejtori  i shkollës fillore fituese “Mitrush Kuteli”, z. Besim Korça, u shpreh i gëzuar me zënien e vendit të parë, duke shtuar që “ne kemi nevojë për një program të  veqantë për zgjerimin e njohurive financiare për grupet e synuara, si dhe  për një sistem efektiv të edukimit ekonomiko-financiar në të gjitha nivelet e shkollave”.

Drejtoresha e projektit, Teuta Zymeri, theksoi se “Edukimi financiar mbështet jo vetëm mirëqenien  individuale, por edhe shëndetin ekonomik të kombit tonë. Nxënësit dhe studentët tanë janë udhëheqësit e së nesërmes.  Ne nuk mund të presim që ata të marrin vendime të mira kur të përballen me çështje shumë të rëndësishme dhe komplekse financiare që do të vijnë, pa arsimin dhe përgatitjen e duhur financiare. Fëmijët tanë kanë nevojë, dhe meritojnë më shumë njohuri financiare”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)