15 Nëntor 2024

72 për qind e profesorëve nuk i justifikojnë titujt e tyre akademi

Prishtinë, 2 gusht -  Sot, ORCA ka prezantuar një analizë për pensionimin e stafit akademik në Universitetin e Prishtinës, specifikisht profesorët e rregullt që nuk justifikojnë titujt e tyre akademikë.

Kjo analizë vjen si detajizim i mëtutjeshëm nga të dhënat e mbledhura nga raporti i dhjetorit 2017 me titull “Integriteti Akademik i Profesorëve në Universitetin e Prishtinës” i publikuar nga ORCA.

Në këtë raport gjetëm se 72% e profesorëve nuk i justifikojnë titujt e tyre akademik parë nga aspekti i punimeve shkencore që duhen për titujt respektiv.

Ajo që ne ngritëm si shqetësim të veçantë ishte rasti i 122 profesorëve të rregullt, të cilët mbajnë titullin më të lartë akademik dhe si rrjedhojë kontratë me kohë të pacaktuar.

Nga 122 profesorët e rregullt që nuk justifikojnë titujt e tyre akademikë, 36 supozohen të pensionohen në vitin 2018, por deri tani janë pensionuar vetëm 16.

Profesori i fundit i rregullt që nuk e justifikon titullin e tij do të pensionohet në vitin 2036.

 Kjo do të thotë se fëmijët që aktualisht janë 3 vjeçar do të mund të mentorohen në temat e tyre të diplomës në nivelin bachelor te ky profesor; fëmijët aktualisht 5 vjeçar do të mund të mentorohen në nivelin master nga po ky profesor; ndërkaq dikush nga fëmijët aktualisht 10 vjeçar mund ta ketë fatin të mentorohet në doktoraturën e tij/saj nga profesori në fjalë.

Autoret e analizës, Venera Çoçaj dhe Adea Kondirolli, kanë prezantuar rezultatet dhe metodologjinë gjatë eventit të sotëm.

Prezantimi u ndoq nga një panel diskutimi me Rron Gjinovcin, drejtor i ORCAs, dhe Ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

Këta diskutuan për rezultatet e analizës, avancimet akademike që po ndodhin tani në Universitetin e Prishtinës, dhe cështje të ndryshme të integritetit akademik në arsimin e lartë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)