15 Nëntor 2024

7 shkolla profesionale prezantojnë në Panairin e Edukimit

Prishtinë, 21 prill - Drejtoresha e Arsimit e Komunës së Prishtinës, Arbërie Nagavci, së bashku me shefen e ​K​abineti​t​ të Kryetarit, Fitore Pacolli, si dhe zyrtarët e arsimit morën pjesë sot në hapjen e  Panairit të  Edukimit, ku gjatë këtyre dy ditëve  shkollat e mesme profesionale të Komunës së Prishtinës   do të prezantojnë  punën dhe detyrat që  realizohen në shkollat e tyre.

Në këtë panair ishin pjesëmarrëse shtatë  shkollat e mesme profesionale, me  menaxhuesit e shkollës si profesorët dhe nxënësit: “Dr.Ali Sokoli”, “28 Nëntori”, “Gjin Gazulli”, “7 Shtatori”,”Hoxhë Kadri Prishtina”, “Abdyl Frashëri”dhe  Shkolla e muzikës Prenk Jakova”.  Gjithashtu gjatë këtyre dy ditëve këto shkolla profesionale  do të vizitohen edhe nga shkollat fillore të klasëve të nënta për të shikuar nga afër punët që kryhen në këto shkolla.


Në hapjen e këtij panairi drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, Arbërie Nagavci në fjalën e saj të rastit theksoi se Komuna  e Prishtinës  në vazhdimësi është  duke mbështetur shkollat e mesme profesionale  në ngritje të cilësisë dhe  duke krijuar kushte për një mësimdhënie dhe mësimnxënie  cilësore.

Interesimi i nxënësve për regjistrim në  shkolla profesionale  ka  shënuar një kthesë pozitive, ku nga viti i kaluar kërkesa për regjistrim e  nxënësve  është me suksese dhe rezultatet të larta​.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)