15 Nëntor 2024

58 punëkërkues fillojnë shkollimin për punë në Gjermani

Prishtinë, 18 korrik - Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë mban takimin përmbyllës me 58 punëkërkuesit kosovarë, të cilët pas përgatitjes se tyre 10 muajshe, në fillim të shtatorit do të fillojnë shkollimin dhe aftësimin trevjeçar profesional në profesionin “Përkujdesës/e ndaj të moshuarve” në Gjermani.

Shkollimi dhe aftësimi trevjeçar profesional do të realizohet në kuadër të projektit “Migrimi legal i qytetarëve të Kosovës në kuadër të Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Gjermani”. 

Në takim do të marrin pjesë ambasadorja e Ambasadës Gjermane në Kosovë - Angelika Viets, përfaqësues të Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar - GIZ, bashkëpunëtori ndërkombëtar i Diakonisë - Johannes Flothow si dhe përfaqësues të institucioneve tjera të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare.

Duke parë se punësimi i të rinjve kosovarë është një çështje shumë e rëndësishme për shoqërinë tonë, atëherë ne shohim si një ngjarje mjaft të rëndësishme dhe me interes të veçantë për t’u përcjellë nga mediumet tuaja.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)