15 Nëntor 2024

54 kandidatë nisen sot për Gjermani në një Hospitim dhjetëditor

Prishtinë, 1 qershor - Agjensioni për Përkrahje të Punësimit Kosovë ka njoftuar se në kuadër të projektit për Arsimim dhe Aftësim Profesional të infermiereve në Gjermani, 54 kandidatë do të shkojnë në Gjermani në një Hospitim dhjetëditor, prej datës 1 deri më 11 qershor 2016.

Nisja për Gjermani- Shtutgard do të bëhet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” të mërkurën me 1 qershor 2016 në ora 11:30. 

APPK është në vazhdim të realizimit të projektit i cili ka për synim dërgimin e 54 punëkërkuesve kosovar në shkollim, aftësim dhe punësim në Gjermani, në profesionin “Përkujdesje ndaj të moshuarve”.

Ky projekt është prej projekteve të para të cilat iu mundësojnë të rinjve kosovarë një migrim legal në Gjermani, me qëllim arsimimi, aftësimi dhe punësimi në Gjermani.

Ky është prej projekteve të para të cilat iu mundësojnë të rinjve kosovarë një migrim legal në Gjermani, me qëllim arsimimi, aftësimi dhe punësimi.  27 kandidatë  tanimë gjinden në Gjermani, kurse këta 54 të tjerë janë në parapërgatitjet e fundit para shkuarjes atje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)