49 nxënës në konkurs për Gjimnazin matematik
Prishtinë, 30 shtator - Dje, 49 nxënës iu nënshtruan testit të përgatitur nga profesorët e Universitetit të Prishtinës për Gjimnazin matematik.
Ndonëse Drejtoria Komunale e Arsimit kishte planifikuar hapjen e tri paraleleve me nga 25 nxënës në këtë gjimnaz, vendimi përfundimtar për numrin e paraleleve dhe nxënësve të pranuar, do të përcaktohet pas analizës së rezultateve të testit.
Drejtoria Komunale e Arsimit mbetet e përkushtuar sidomos në ruajtjen e cilësisë në shkolla, ndërsa këtë vit shkollor do të regjistrohet gjenerata e parë në këtë gjimnaz.