15 Nëntor 2024

4 organizatat studentore arrijnë koalicionin qeverisës për Parlamentin Studentor

Prishtinë, 24 maj - Në Sallën e Konferencave të Fakultetit Filozofik, katër përfaqësuesit e organizatave studentore Reforma në Proces, Unioni i Studentëve Pro-Europian, Lëvizja Studim-Kritikë-Veprim dhe Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për udhëheqjen e Parlamentit Studentor, pas zgjedhjeve studentore të 15 majit.

Katër përfaqësuesit e organizatave studentore, Egzon Daku nga Unioni i Studentëve Pro Europian, Perparim Blakaj nga Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës, Shkumbin Bytyçi nga Reforma në Proces dhe Flamur Pireva nga Lëvizja Studim-Kritikë-Veprim, dhe në prani të shumë aktivistëve të katër organizatave kanë nënshkruar koalicionin qeverisës për dy vitet e ardhshme të Parlamentit Studentor në Universitetin e Prishtinës.

Ky koalicion krijon të drejta dhe detyrime për palët pjesëmarrëse dhe ato obligohen të zbatojnë në përpikmëri pikat dhe programin e përbashkët.

Marrëveshja e koalicionit paszgjedhor është arritur me qëllim që në mandatin dy vjeçar të Parlamentit Studentore të Universitetit të Prishtinës, studentëve të këtij universiteti të ju garantohet përfaqësim dinjitoz, respektim i të drejtave të tyre dhe krijim i kushteve më të mira.

Organizatat studentore kanë arritur marrëveshjen bazuar mbi rezultatet e zgjedhjeve studentore, nisur mbi vullnetin e antarsisë dhe strukturave drejtuese të organizatave përbërëse.

Përfaqësuesit e katër organizatave paraqiten para publikut parimet e përgjithshme mbi të cilat është ngritur ky koalicion, platformën punuese, ndarjen e mandateve dhe kërkesat e  veçanta në dakordim mes palëve.

Të gjithë njëzëri u pajtuan për bashkëpunim të ndërsjelltë, transparencë dhe bindje që do të qëndrojnë konform pikave dhe programit më të mirë udhëheqës për studentët e Universitetit të Prishtinës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)