34 studentë fitojnë bursë nga bizneset shqiptare në Gjermani
Prishtinë, 19 dhjetor - Sot në Prishtinë është bërë ndarja e bursave për 34 studentë të Universitetit te Prishtinës.
Bursat janë financuar nga Unioni i Bizneseve Kosovare dhe Gjermane me seli ne Köln, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, ne mbështetje nga Ambasada Gjermane ne Kosove dhe nga Shoqata Gratë ne Biznes.
Përmes këtij projekti Bursa për studente kosovare, synohet përkrahja ne arsimimin e femrave dhe mbështetjen e tyre gjatë periudhës studentore.
Kriteret për përzgjedhje te fitueseve të bursave kanë qenë nota mesatare, kushtet ekonomiko sociale, si dhe në rast të pikëve të barabarta përparësi u është japur vajzave që vijnë nga familjet e dëshmorëve, me bursa janë shpërblyer 34 studente te cilat kanë marrë pikë më shumë, në bazë të kritereve më lartë.
Në ceremoninë e ndarjes se bursave morën pjesë, i përshëndeten te pranishmit dhe i uruan studentet për marrje te bursave znj. Angelika Viets Ambasadore e Gjermanisë në Kosovë, Valon Murati Ministër i Diasporës, Samir Krasniqi President i OEGJK-se, Ejup Berisha Kryetar i UB-së, Matias Kiesler, zv. Ambasador i Gjermanisë në Kosovë, Ramadan Zejnullahu Rektor i UP-së, Nehat Mustafa zv. Ministër i Arsimit, Murat Jashari Anëtar Nderi i UB-së, Vllaznim Kelmendi anëtar I Kryesisë së UB-së, Eriola Bibolli zv. Drejtoreshe e ProCredit Bank, Naim Dedushaj Drejtor ne Ministrin e Diasporës, Majlinda Mazelliu zv. Drejtore Shoqata e Grave ne Biznes dhe Azem Rexhaj Drejtor i OEGJK-së, anëtar te OEGJK-së dhe përfaqësues te Mediave.
Në fund Kryetari i Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani z. Ejup Berisha premtoj qe në vitin e ardhshëm do të ndajnë edhe 50 bursa të tjera si dhe do të ju sigurojnë kryerjen e praktikës në Gjermani në Kompanitë anëtare te UB-së.