30 policë të lënduar në përleshjet me studentët
Prishtinë, 7 shkurt - Ka hyrë në ditën e nëntë protesta e studentëve të Universitetit të Prishtinës dhe pjesëtarëve të shoqërisë civile para Rektoratit të UP-së, në kërkim të dorëheqjes së rektorit Ibrahim Gashi.
Studentët sot kanë provuar disa herë të hyjnë në oborrin e Rektoratit, ndërsa janë penguar nga policia, e cila ka përdorur lotësjellës.
Të paktën 30 policë dhe 9 protestues kanë mbetur të lënduar nga protesta e sotme para rektoratit. Sipas policisë deri më tani janë arrestuar 33 protestues.
Policia njoftoi gjithshtu se katër prej efektivëve të policisë janë lënduar rëndë gjatë përleshjeve me protestuesit.
Pas sulmit te protestuesve, policia ka nderhyre dhe ka shperndare turmen. Aktualisht para Rektoratit jane vetem disa protestues dhe gazetaret.