15 Nëntor 2024

200 nxënës në Besianë kanë mbetur jashtë procesit mësimor

Prishtinë, 15 shtator - Arsimi në Kosovë është një prej sektorëve me të degraduar dhe në gjendjen me të rëndë. Kjo gjendje e mjerueshme manifestohet në forma të ndryshme, dhe një prej rasteve më shpërfaqese të kësaj është vonimi i fillimit të procesit mësimor. E kjo gjë ka pasoja mjaft të mëdha për nxënësit.

Në lidhje me këtë, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë, shpreh shqetësimin që ndonëse kanë kaluar dy javë nga dita kur rëndom fillon mësimi në gjitha shkollat e vendit, në Shkollën Ekonomike “Isa Boletini”, 200 nxënës të klasave të njëmbëdhjeta kanë mbetur jashtë procesit mësimor, pavarësisht që kanë statusin e nxënësëve të kësaj shkolle. Dhe e tërë kjo, për shkak të mungesës së hapësirës.

Rast i ngjashëm ështe edhe Shkolla fillore “Enver Maloku”, ku prindërit tregojnë që fëmijet e tyre ende nuk kanë filluar procesin mësimor, ndonëse në këtë shkollë, Drejtoria e Arsimit deklaronte gjatë gjithë verës se është duke bërë renovime, dhe ishte jashtë funksionit për çfarëdo aktiviteti.

Këto raste, por edhe raste të vonesave tjera në komunën tonë, që justifikohen me meretimet dhe renovimet e ambienteve shkollore, janë tejet shqetësuese. Por, Drejtoria e Arsimit vazhdon të jetë shpërfillëse, fillimisht ndaj shqetësimit të prindërve të këtyre nxënësve dhe kujtdo tjetër që kërkon sqarime në lidhje me këtë.

Kjo çfarë po ndodh në shkollën “Isa Boletini”, si dhe shkollën “Enver Maloku”, është tregues i qartë se arsimi në Komunën e Besianës udhëhiqet nga persona të paaftë dhe pa shkathtësi drejtuese, dhe kjo po dëshmohet në gjitha format.

Prandaj, Lëvizja VETËVENDOSJE! - Qendra Besianë, iu bënë thirrje pushtetmbajtësve në Besianë që të zgjidhin problemin, dhe mos t’iu shkelet e drejta elementare e shkollimit këtyre nxënësve, dhe të kenë pasoja që do të jenë të pariparueshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)