15 Nëntor 2024

150 studentët e UP-së, me punë praktike

Prishtinë, 3 maj -  Në Ministrinë e Financave sot u mbajt ceremonia e nënshkrimit të  kontratave për angazhimin në punë praktike të studentëve të Universitetit të Prishtinës  “Hasan Prishtina”.

Kontratat u nënshkruan nga  150 studentët e grupit të parë të përcaktuar sipas listave të dërguara nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” në Ministrinë e Financave.


Në këtë ceremoni morën pjesë ministri i Financave Avdullah Hoti, rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” Marjan Dema, dekani i Fakultetit Ekonomik But Deda, dekani i Fakultetit Juridik Haxhi Gashi, si dhe studentët e përzgjedhur për punën praktike.
 

Ministri i Financave Avdullah Hoti , duke shprehur kënaqësinë për nënshkrimin e kontratave me studentët e universitetit të Prishtinës , tha se “Kam kënaqësinë që po nënshkruajmë bashkë me bashkëpunëtorët e mij nga Ministria e Financave, nga Administrata Tatimore e Kosovës, Dogana dhe Agjencia Qendrore e Prokurimit, kontratat me grupin e parë prej 150 studentëve duke u  bazuar në Memorandumin e Bashkëpunimit me Universitetin e Prishtinës”.

“Ky është grupi i parë, mandej do të jenë edhe 3 grupe të tjera për të përmbyllur gjatë këtij viti prej 600 studentëve që do të mbajnë  praktikë në Ministrinë e Financave dhe nëpër agjencitë e saj, ku ju uroj të gjithëve suksese dhe falënderoj edhe një herë  Rektorin për gatishmërinë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në këtë fushë. Do të sistemoheni në Ministrinë e Financave, më shumë në ATK dhe Dogana sepse këto janë dy agjencitë  kryesore të Ministrisë, që më së shumti merren me fushën e ekonomisë dhe për këtë mendoj që është një mundësi ideale për tu formuar si ekonomistë në këtë fushë, normalisht edhe drejtimet tjera drejtimi juridik si dhe disa studentë të shkencave të teknologjisë informative dhe shkencave të tjera”, shtoi Ministri Hoti.


Ai më tej bëri të ditur se të gjithë studentet që do të përfshihen në këtë proces të punës praktike do të jenë të përgatitur për tregun e punës”.

Ndërsa, Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” Marjan Dema, duke falënderuar Ministrin Hoti për mundësinë që i është dhënë studentëve të Universitetit të Prishtinës, tha se “Është kënaqësi që jemi këtu së bashku për një punë shumë fisnike që është mision i Universitetit të Prishtinës.  Universiteti ka mision dijen, mirëpo dija pa punë profesionale, pa praktikë është e zbehtë. Pikërisht, hapi i parë, po e quaj të parë se do të kemi edhe hapa të tjerë, që e ka ndërmarrë Ministri Hoti na mundëson që njohuritë e juaja që i merrni teorikisht që Universiteti i Prishtinës është i njohur për komponentën teorike, tash ta tregoni edhe në praktikë”.


“Besoj që ju do të jeni ata që do ti bindni fillimisht institucionet publike, pastaj do të vazhdojmë edhe me institucione private, që jeni në gjendje që njohuritë që i keni akumuluar gjatë studimeve tuaja ti zbatoni në mënyrën më të mirë të mundshme në praktikë”, shtoi rektori Dema.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)