12 shkolla të kryeqytetit bëhën me kënde të Leximit
Prishtinë, 15 dhjetor - Në kuadër të renovimit të objekteve shkollore dhe ofrimit të kushteve më të mira për nxënës, Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës ka krijuar këndet e leximit në 12 shkolla të Prishtinës.
Ky projekt ka kushtuar 26,647.53 euro.
Shkollat ku janë krijuar këndet e leximit janë: SHFMU Hasan Prishtina; SHFMU Ismail Qemaili; SHFMU Faik Konica; SHFMU Elena Gjika; SHFMU A. Çajupi; SHFMU Hilmi Rakovica; SHFMU Naim Frasheri; SHFMU Nexhmi Mustafa; SHFMU Xhavit Ahmeti; SHFMU Dardania; SHFMU Afrim Gashi dhe SHFMU Model.