102 kabinete të reja në shkollat e Prishtinës
Prishtinë, 4 nëntor - Komuna e Prishtinës ka vazhduar me investimet nëpër shkolla në mënyrë që të krijohen kushte sa më të mira pune për arsimtarët dhe nxënësit, ashtu që të rritet cilësia e mësimdhënies dhe mësimnxënies.
Në kuadër të kësaj, në 3 vitet e fundit, janë kompletuar me mjete pune 102 kabinete për shkenca natyrore nëpër shkollat e Prishtinës: 32 shkolla janë furnizuar me kabinete të kompletuara për lëndën e biologjisë; 34 me kabinete për kimi; 35 me kabinete për fizikë; dhe shkolla e mesme e mjekësisë me kabinet për farmaci.
Tani e tutje, nxënësit e këtyre shkollave kanë mundësi që mësimin teorik nga klasa ta përforcojnë me punën praktike dhe eksperimente konkrete nëpër kabinete.
Komuna e Prishtinës falënderon mësimdhënëset dhe mësimdhënësit për angazhimin e tyre të palodhshëm në arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj, si dhe është e përkushtuar për sa më shumë investime të tilla që ndikojnë direkt në lehtësimin e punës së tyre në këtë drejtim.