29 Mars 2023

Atomistja përzgjedhet për Çmimin e Ekselencës nga AKSHTA në SHBA

Prishtinë, 6 mars - Atomistja Alba Bicurri, për shkak të rezultateve shumë të mira në shkollim dhe arritjes së rezultateve shumë të larta në testin PSAT në SHBA, është përzgjedhur për Çmimin e Ekselencës nga \"Akademia Kombëtare e Shkencëtarëve dhe Teknologëve të së Ardhmes\".

Përzgjedhja e saj është bërë me nominimin e astronautit të NASA-s, Buzz Aldrin (anëtar i ekipit të parë të astronautëve që kanë zbritur në hënë), i cili është edhe Drejtor Shkencor i kësaj Akademie.


Alba Bicurri, është nxënëse e top 50-shes së indektifikuar në vitin 2013 nga Projekti ATOMI, që merret me identifikimin dhe përkrahjen e fëmijëve me inteligjencë të jashtëzakonshme.


Alba Bicurri është 16 vjecare dhe vjen nga Komuna e Gjakovës. Momentalisht është duke ndjekur shkollimin e mesëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 mars 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

- Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

- Do të bëhet nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit trepalësh mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Federatës së Xhudos të Kosovës. (Qendra Nacionale të Xhudos në Pejë, ora 11:00)

- Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual ku merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, ora 13:00)