ATOMI zgjatë afatin e aplikimit për inteligjentët
Prishtinë, 1 maj - Instituti ATOMI ka pasur konkurs për aplikimin-nominimin e nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme - atomistë në Kosovë deri më 30 prill 2017.
Mirëpo, Instituti ATOMI ka pranuar shumë kërkesa nga drejtorë shkollash, mësimdhënës, prindër dhe nxënës për zgjatjen e afatit të aplikimit-nominimit në kuadër të Projektit ATOMI, meqë nuk janë informuar me kohë.
Pas konfirmimit të këtij fakti nga disa Drejtori Komunale të Arsimit, Instituti ATOMI ka vendosur që afati i aplikimit-nominimit në kuadër të Projektit ATOMI të zgjatet deri më 15 maj 2017.
Siç dihet tashmë, mundësi aplikimi-nominimi kanë të gjithë nxënësit prej klasës VIII deri XII nga të gjitha shkollat e Kosovës. Nxënësit mund të nominohen nga prindërit apo familja, nga mësimdhënësit, nga shoqëria, apo të vetë-nominohen.
Pas procesit të aplikimit-nominimit, aplikuesit do ti nënshtrohen një procesi disafazësh të seleksionimit, i cili do të realizohet përmes përdorimit të testeve të standardizuara të inteligjencës, nga i cili do të përzgjidhen nxënësit më të mirë (që e plotësojnë kriterin e përcaktuar nga Instituti ATOMI për të qenë atomist), të cilëve synohet që tju ofrohen shërbime dhe aktivitete të ndryshme përkrahëse.
Afati i konkursit për nominim-aplikim zgjatet deri më 15 maj 2017. Të interesuarit për të aplikuar vet apo për të nominuar dikë, të gjitha informatat dhe detajet e nevojshme të konkursit mund ti gjejnë në faqen e internetit të Institutit ATOMI në lidhjen në vijim: https://atomi-ks.org/apliko-te-atomi.