14 Dhjetor 2024

U hap edhe një shkolla shqipe "Tempull i Diturisë" në Gjermani

Shkruan Asllan Dibrani

Gjatë historisë së tyre, shqiptarët  e patën fatin e keq që të emigrojnë dhe  të shpërngulen në vende të ndryshme të botës për shkaqe politike dhe ekonomike.

Mirëpo, kudo që i hodhi fati, ata vazhdimisht u përpoqën që ta ruajnë gjuhën, folklorin, traditat, historinë dhe identitetin kombëtar në kushte dhe rrethana specifike.

Por, si duket, më të organizuar dhe më të suksesshëm në këtë drejtim ishin arbëreshët e Italisë dhe më vonë shqiptarët e Amerikës. 

Në këtë segmente, më së keqi kaluan arvanitasit e çamët e Greqisë dhe "shqiptarët (arnautët)" e Turqisë, edhe pse në këto dy vendet e fundit ishte i përqendruar numri më i madh i shqiptarëve.

Edhe pse nuk ekziston ndonjë evidencë apo statistikë zyrtare, sipas disa burimeve që i pranojnë edhe organet turke, mendohet se në Turqi edhe sot jetojnë rreth 5 - 6 milionë qytetarë me prejardhje shqiptare, pasardhësit e të cilëve dita-ditës po asimilohen, pasi që atje nuk ekzistojnë shkollat në gjuhën shqipe po edhe në Greqi me pretekste politike u ndoq një politikë shfarërosëse.

Pamje e  nxënësve , prindërve  dhe  të mysafireve   me rastin e hapjes se paralelës me mësim plotësues  në  gjuhën shqipe në Wernau!

Aktualizimi  i  mësimit plotësues ne gjuhen shqipe  për fëmijët shqiptarë në diasporë është promotorë kryesorë e vendimtar për formimin dhe ndërtimin e një nxënësi edhe ne  kulturën ,gjuhën dhe zakonet   kombëtare.  Në disa shtete kanë filluar të bien kumbonat e alarmit, sepse në shumë familje të emigrantëve shqiptarë ka filluar të zhduket gjuha shqipe dhe fëmijëve të tyre u kërcënohet me të madhe asimilimi dhe humbja e identitetit kombëtar!!!

Sjellim  një fragment nga   i madhi Sami Frashëri  për vlerën e arsimit qe fatkeqësisht  ne shqiptaret akoma jemi në agoni:

"Me se mbahetë kombëri e një kombi? Më parë me gjuhë të ti. Gjuha është m'e par' e m'e madhe shënj' e një kombërije. Gjuha me se mbahetë? Me shkronja. Një gjuh' e pashkruar s'mund të qëndronjë shumë kohë e paprishurë...

Sot shumë shqipëtarë, munt të themi, s'janë shqipëtarë as me mënt as me zemrë, kombin e tyre e gjuhënë s'e duan as e nderojnë, s'duanë të këndojn' e të shkruajnë në gjuhët e tyre, edhe shumë kanë turp edhe të flasin, shqip! Po në kanë ata turp të thonë që Shqipëria është mëmë jonë, Shqipëria ka më shumë turp e dhuni të duketë që ka të tillë bij! Kombi shqipëtar s'është komb për të pasurë turp prej tij; të qënët e një njeriu nga një komb kaqë trim e kaq i zgjuarë, s'është turp, po nder i math.

Në ka mbeturë pas kombi ynë, s'është faj' i ti, po faji ynë; në ka mbeturë gjuha shqip e pashkruarë, s'ka mbeturë se është gjuhë e ligë e e metë, po vetëm se s'jemi kujdesurë na ta shkruajmë. S'na ka faj gjuha, faji ësht' yni."

Prandaj për ta  plotësuar  dhe arritur te tema   qe kemi si qëllim të shkruajmë kësaj here , po  ju sjellim fotoreportazhin me të cilin  u realizuar në  Qytezën e bukur të  Wernau në afërsi të Stuttgartit. Me ç'rast  u hap edhe një  paralele e mësimit    plotësues në gjuhën shqipe.

-Me iniciativën e  këshillit të prindërve   në bashkëpunim  me  mësuesit,bashkëshort  dy profesor  me kualitet të lart   ishte dita e marte  e datës 12 .11. 2013 qe  e bashkuan një numër te madh   nxënësish , prindër, dhe qytetarë tjerë   me rastin e  hapjes se kësaj  paraleleje    të nxënësve   me një numër  fillestar 25  nxënës  të shkollës shqipe në  Wernau. Tubimi   përmblodhi një organizim solemn  nga  e cila    qysh ne fillim  u pa një atmosferë impozante ,  po thuajse    një gëzim qe u vërejt në fytyrat e të gjithëve. 

Të pranishëm në kë takim ishin: Konsulli i Republikës së Kosovës në Stuttgart zot. Faket Kajtazi, Kryetari i qytetit të Wernau zoti Elbert  Armin ,si dhe Rektori i drejtoratit të   shkollës  përkatëse zoti Sholber, nga të cilët u morr edhe  licencimi   i  hapjes së kësaj paraleleje   në gjuhën shqipe. Pjesëmarrës  ishin edhe Asllan Dibrani, Nue Lekaj , Xhafer Leci etj veprimtarë. Si pjesëmarrës dhe mysafir qe ishin  të gjithë folën për  vlerat e mësimit plotësues , për kulturën e popullit dhe domosdorëshëmërinë e  ndjekjës së mësimit  plotësues në gjuhen shqipe.

Ishte kënaqësi të jesh pjesëmarrës në këtë hapjë solemne të shkollës Shqipe,për mënyrën e organizimit dhe respektin e ndërsjellët në trekëndëshin: prindër,nxënës dhe arsimtarët e kësaj shkolle shqipe të re  në Wernau!

Në fillim të shtatorit të këtij viti ishte, takimi i parë i arsimtarëve me një  iniciativë të përbashkëte nga mësuesit   Zejnije me Zeqir Asllanin dhe prindërit e kësaj shkolle në Wernau. Ndërsa nga  ana e prindërve  ishin,  Z.Angelina dhe  Jak Jaku,Angjelina , Engjull  Ndrecaj, Shqipe , Afrim Rexhepi, Ndue , Bardhe  Lekaj, Ardita ,Ardian Çekaj ,Abedin , Leonora  Istogu, Isuf , Aferdita Himaj , Flora , Mentor Miroci,  Hajrije Dodaj, Minire Ndrecaj, Ragip Bahtijari,Merita Tafaj si dhe Martin Skelaj.

Të gjithë s´bashku u pajtuan njëzëri  me synim që shkolla shqipe të filloi sa më parë, që është e mundur. Kështu që parapërgatitjet për hapjen e shkollës shqipe u kryen me sukses dhe tani fëmijët e mërgimtarëve tanë janë ata të cilët do t´iu buzëqesh fati për një fillim të mbarë të këtij viti shkollor edhe në gjuhën shqipe,këtu në Wernau.

151-Për Mysafirët  ,   një grup grash ,   shtruan një drekë me  specialitete  shqiptare,  nga i cili rast    të gjithë se bashku        të gëzuar dhe  të buzëqeshur    e shoqëruan njeri tjetrin  gjatë këtij takimi   qe ishte   mos të  mbretet  nën   memorien e harresës për kohë të gjatë. 

Ne, si autor i këtyre rreshtave, ndihem krenar me rezultatet pozitive të shkollave shqipe të këtyre dy ´´ Pishtarëve të Diturisë ´´në Stuttgart me rrethinë .Këta me  posedimin e disa  shkollave  qe i kanë hapur , kanë lënë gjumë të pashlyeshme me nxënësit e tyre .Qiftin bashkëshortor    i takon kudo qe ka nevojë  dikush për dituri  për mësim dhe edukatë.

Ata  shpesh  në takimet   e festave të mëdha, i  stermbushin sallat dhe janë mbresëlënës, andaj    i meritojnë edhe  komplimentet! Dihet se rol të veçantë dhe vendimtar në pengimin e asimilimit gjuhësor e kombëtar të moshave të reja të fëmijëve tanë në emigracion, përveç familjes, luajnë arsimtarët shqiptarë të mësimit plotësues.

Puna e tyre është shumë e rëndësishme dhe specifike. Ata duhet të jenë shumë të aftë dhe të kenë takt të veçantë pedagogjik dhe metoda të përshtatshme mësimore. Prandaj, në këtë mision të shenjtë duhet të caktohen mësuesit më të aftë të cilët duhet të çmohen, të ndihmohen dhe të stimulohen më mirë nga organet kompetente   shqiptare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)