25 Dhjetor 2024

Fabrikat gjermane për automobila do të punojnë edhe gjatë festave

Berlin, 24 dhjetor - Punëtorët në fabrikat gjermane për automobila festat e krishtlindjeve do t’i kalojnë në repartet ku do të bëjnë dhurata për të tjerët, gjë që nuk do të bie vështirë.

Fabrikat udhëheqëse për automjete motorike tërhoqën një hap të rrallë dhe zvogëluan numrin e ditëve të festave në fund të vitit për të dalë në krye me porositë rritja e të cilave e reflekton shërimin e fuqishëm të ekonomisë nga recesioni.

Në jehonën e krizës financiare botërore, prodhuesit gjermanë të automobilave i shfrytëzonin festat në fund të vitit për t’i mbyllur repartet dhe për t’i zvogëluar shpenzimet. Por, sivjet, disa nga fabrikat e BMË-së dhe i Dajmler-it do të punojnë edhe gjatë periudhës ndërmjet Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Shoqata e prodhuesve të automobilave VDA pret që Gjermania deri në fund të vitit të prodhojë 5,5 milionë automjete, 11 për qind më shumë sesa vitin e kaluar dhe po aq në vitin 2008. Rritjen e nxitë kërkesa e madhe nga Azia, veçanërisht nga Kina. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)