28 Prill 2024

Turistët nga Holanda, Belgjika e Luxemburgu, në plazhet shqiptare

Durrës, 8 prill - Pjesa me e madhe e turistëve pritet të qendrojnë në bregdetin pranë Durresit, për shkak të afersisë me aeroportin dhe te kapaciteteve te mëdha akomoduese që kanë plazhet pranë qytetit antik.

Ata do të udhëtojnë me avione charter dhe pritet që qeveria shqiptare të lehtësojë taksat e fluturimit, me synim nxitjen e fluksit te turistëve perendimore

Afro 5 mije turiste nga Vendet e Ulta pritet te jenë mysafire në bregdetin shqiptar gjate ketij sezoni veror.

\"Kompania e njohur turistike TUI, pasi është njohur me kushtet e pushimit ne zonen bregdetare nga Shengjini deri në Sarandë, ka ofruar paketat turistike për sezonin veror 2013\", tha për ATSH-në specialisti Edmond Basho.

Sipas tij, turistet nga Holanda, Belgjika e Luxemburgu, si dhe nga Gjermania, do te qendrojnë ne plazhet shqiptare per periudha 1 ose 2-javore.

Sezoni turistik bregdetar do te nise me 1 qershor dhe do te perfunoje me 15 shtator, tha me tej specialisti i turizmit, sipas te cilit, gjate qendrimit ne hotelet e zones bregdetare, turistet mund te jene konsumatore te paketave turistike vendase qe ofrojne vizita ne Kruje, Tirane, Berat, etj.

Pjesa me e madhe e turisteve pritet te qendrojne ne bregdetin prane Durresit, per shkak te afersise me aeroportin dhe te kapaciteteve te medha akomoduese qe kane plazhet prane qytetit antik.

Ata do te udhetojne me avione charter dhe pritet qe qeveria shqiptare te lehtesoje taksat e fluturimit, me synim nxitjen e fluksit te turisteve perendimore.

Sipas Bashos, kjo eshte hera e pare e mberritjes se grupeve te medha turistike, qe kane si qellim pushimet ne plazhet tona dhe jo vetem turet kulturore dhe historike te viteve te fundit.

Deri me tani, kjo ishte nje praktike e rralle dhe me rezultate minimale, tha ai, duke shtuar se, \"ne besojme se 16 javet e sezonit veror, gjate te cilave pritet levizja e qindra turisteve per pushime ne plazhet tona, te jene nje ogur i mire per vitet e ardhshme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)