29 Maj 2023

Formohen dy sindikata në sektorin e gastronomisë dhe hotelierisë

Prishtinë, 1 maj - Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) organizon ngjarjen ’Themelimi i shoqatave sindikale'.

Ky takim zhvillohet në nder të "Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve", ku pritet të mbahet mbledhja konstituive dhe të nënshkruhet formimi i dy sindikatave, në sektorin e gastronomisë dhe hotelierisë.

Aktiviteti realizohet nga IKS në kuadër të fushatës "Punë e denjë për jetë të dinjitetshme", e cila mbështetet nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë, nëpërmjet Fondit për Zhvillim Komunitar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)