30 Tetor 2024

Antalya drejt rekordit prej 16 milionë turistë në vit

Antaly, 23 qershor – Një nga destinacionet më të rëndësishme turistike të Turqisë, Antalya, deri më tani këtë vit ka arritur shifrën prej 4,76 milionë turistësh, të ardhur nga rrugët ajrore, që është 32 për qind më shumë se vitin e kaluar.

Kështu, Antalya po i afrohet me vendosmëri synimit prej 16 milionë turistëve në vit.

E dalluar për turizmin e saj të shëndetshëm dhe të sigurt, detin, rërën, diellin, bukuritë natyrore dhe komoditetet, Antalya ofron mundësi pushimi për turistët vendas dhe të huaj.

Turistët nga vende të ndryshme të botës kanë mundësinë të shohin nga afër vlerat historike dhe kulturore të qytetit, të notojnë në ujërat e pastra të Detit Mesdhe dhe të shijojnë plazhet e mirëmbajtura.

Sipas të dhënave të mbledhura nga Anadolu nga Drejtoria e Kulturës dhe Turizmit në Antalya, qyteti ka pritur 3.602.173 turistë përmes linjave ajrore nga 1 janari deri më 20 qershor të vitit të kaluar. Në të njëjtën periudhë të këtij viti, ky numër është rritur në 4.761.451 turistë.

Me një rritje prej 32 për qind të numrit të turistëve në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pritet që Antalya të vizitohet nga 16 milionë turistë deri në fund të vitit, që do të jetë një numër rekord.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)