28 Prill 2024

Turistët kinezë e kanë marrë

Pekin, 9 shkurt - Turistët kinezë e kanë marrë primatin e turistëve gjermanë për vizitat e tyre nëpër botë, me paratë që ata shpenzojnë gjatë udhëtimeve turistike nëpër botë.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Turizmit, turistët kinezë kur kanë udhëtuar nëpër botë kanë shpenzuar rreth 91 miliardë dollarë. Kjo shumë ka të bëjë me udhëtimet private dhe të biznesit.

Njëkohësisht, gjermanët gjatë vitit të kaluar kanë harxhuar rreth 88 miliardë dollarë për vizita dhe udhëtime të ndryshme.

Si shkruan Zhurnal, edhe në Maqedoni ka filluar të rritet dukshëm numri i turistëve kinezë, pasi Maqedonia kohë më parë kishte nënshkruar memorandum me Kinën me qëllim lehtësimin e procesit të vizave për tërheqjen dhe ardhjen e numrit më të madh të turistëve nga Kina.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)