29 Prill 2024

Strukturat ilegale kryejn vepra penale në Parkun Nacional të Sharrit

Prishtinë, 5 shtator - Institucioni paralel “Nacionalni Park Sar Planina” nga komuna e Shtërpcës, që nga paslufta ka vazhduar aktivitetin e saj ilegal në Parkun Nacional të Sharrit, duke bërë prerjen edhe shkatërrimin e drunjëve në pyllin e mbrojtur.

Aktiviteti i punëtorëve të institucionit paralel serb, ka përfshirë edhe shënjimin e trungjeve me çekan që nuk është valid në shtetin tonë, që në Republikën e Kosovës paraqet vepër penale.

Sipas raporteve të Drejtorisë së PK Sharr dhe Inspektoratit të MMPH’së, 27 punëtorë të kësaj strukture ilegale kanë kryer veprat penale, të dënueshme me ligjet e Kosovës, që përfshijnë Vjedhje të pyllit dhe Shaktërrim të pyjeve, sipas Kodit Penal.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë kërkesën në Prokurorinë Publike Komunale në Ferizaj për të hapur procedurë penale kundër të 27 personave, për veprat e kryera në mënyrë ilegale dhe duke shkaktuar dëm të pariparueshëm në parkun e mbrojtur.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)