29 Prill 2024

Shqipëria vend magjepsës, me armë dhe me mercedes

Tiranë, 12 gusht - Si do të duket Shqipëria në sytë e turistëve të huaj. Këtë e ka treguar më së miri një turist polak, i cili i ka kushtuar një reportazh vendit tonë.

Krzysztof Majak pasi e ka vizituar Shqipërinë, i ka dedikuar një reportazh të cilin e ka publikuar në websit-in polak “natemat.pl”. Krzysztof Majak e quan Shqipërinë si “një vend magjepsës, me armë dhe me mercedes”.

 Ai ndalet tek bukuritë natyrore që të ofron Shqipëria, plazhet e bukura dhe mundësi pushime me çmime të favorshme. Krzysztof Majak krahason këto peizazhe dhe shërbime edhe me rastin e Kroacisë.

 Por ai ndalet edhe tek problemet me të cilat përballesh kur viziton Shqipërinë, mbeturina nëpër rrugë, ndotje në ambiente të ndryshme, qarkullim jo korrekt i makinave etj.

 E megjithatë, sipas Krzysztof Majak “të vizitosh Shqipërinë, është një emocion i veçantë, pasi surprizat mund t’i hasësh kudo”.

Ja reportazhi i plotë i Krzysztof Majak në websit-in polak “natemat.pl”:

 Shqipëria magjepsëse, këtu shumica e njerëzve kanë një armë dhe një mercedes. Por a ia vlen të paguajmë shumë për pushime në Kroaci.

 Ka pabe në bunkerë të vjetër, disa tonë mbeturina të hedhura në rrugë por edhe makina të bukura, të gjitha këto mund të gjenden në Shqipëri. Shumica e familjeve kanë armëve zjarri në shtëpitë e tyre, por vendi është shumë i hapur për turistët. Këto karakteristika krijojnë emocion. Plazhet janë të bukura si në Kroaci dhe janë me çmime shumë të ulëta.

 Polakët e duan Ballkanin, i cili nga disa quhet si Amerika Latine e Europës, por më së shumti njihet Kroacia. Por në qoftë se dikush dëshiron të njohë me të vërtetë këtë pjesë të Europës, duhet të lëvizë më tej.

\"Lëvizja me makina Mercedes\" - është një nga karakteristika që të bie më shpesh në sy në Shqipëri. Në përpjekjet e tyre, shoqëruesi u përpoq të na tregonte se vendi ka shumë më tepër për të na treguar, sesa vetëm kjo pamje makinash. Por makina mercedes, janë të kudogjendura, qoftë të tipit të vjetër apo të reja, këto janë elementi më karakteristik i asaj që të kap syri në Shqipëri.

 Por të qenit e magjishme apo me makina luksoze që lëvizin në rrugë nuk është e gjitha. Shumë njerëz në këtë vend jetojnë në kushte të vështira, mbeturinat janë kudo dhe kanë fatura të papaguara. Të paturit të një makine apo të qenit i armatosur nuk është përcaktim i mirëqenies shqiptare. Por ama një diversitet të tillë makinash, të tipave më të reja, është e vështirë të gjenden edhe në Gjermani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)