28 Prill 2024

Shqipëria jep një tjetër plazh me koncension

Tiranë, 28 mars - Pas Dhërmiut qeveria ka dhënë dje një tjetër plazh me koncension.

Bëhet fjalë për zhvillimin e një projekti koncesionar në zonën bregdetare e njohur si “Kalaja e Turrës”, në komunën Synej të Kavajës. 

Sipas Gazetë Shqiptare, koncesioni parashikon realizimin e fshatrave turistike, hoteleve, komplekseve turistike, vilave, qendrave për veprimtari kulturore e artistike, si dhe ndërtimin e infrastrukturës përkatëse.

Përmes vendimit të djeshëm, qeveria ngarkon Ministrinë e Turizmit me detyrën e përzgjedhjes së shoqërisë koncesionare.

“Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore për zhvillimin e një projekti koncesionar në zonën bregdetare ‘Kalaja e Turrës’, Synej, Kavajë, i cili përfshin planifikimin, realizimin dhe përdorimin ekonomik të fshatrave turistike, hoteleve, komplekseve turistike, vilave, realizimin e një qendre SPA – kongrese – veprimtari kulturore, qendre sportive, fushe golfi, si dhe ndërtimin e infrastrukturës për këtë zonë, është Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve”, shkruhet në vendimin e qeverisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)